VIDEO/ IKMT aksion në Shkodër, nis puna për shembjen e një subjekti pa leje ndërtimi në Shirokë

25 Tetor 2023, 09:20| Përditesimi: 25 Tetor 2023, 13:36

  • Share

SHKODËR- Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar mëngjesin e sotëm në zonën e Shirokës në Shkodër. Nga ky aksion i paralajmëruar nga IKMT, po shembet një objekt në afërsi të qendrës së Shirokës, buzë liqenit të Shkodrës. Report Tv sjell pamje nga aksioni i IKMT, teksa subjekti është rrethuar me shirit të verdhë dhe ka nisur punën për shembjen.

Sipas të dhënave ky objekt do të shembet plotësisht pasi nuk disponon dokumentacionin me leje për ndërtimin e këtij objekti.

Ky është objekti më i madh që shembet nga IKMT në këtë zonë ndërkohë që pak ditë më parë është shembur një tjetër objekt në afërsi të Zogajve.

Ndryshe nga objekti i parë që u shemb në fshatin Zogaj, kësaj radhe pasur kundërshti nga pronarja e restorantit.

"Është e padrejtë, është e padrejtë, nuk isha njoftuar", thonë pronarët. 

Në total në të gjithë territorin e bashkisë Shkodër mësohet se janë 48 objekte që do t’i nënshtrohen prishjeve me shkresë të IKMT dhe kryeinspektorit Agim Ismaili.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Scutari: 26/10/2023 07:31

    Prishja e këtij objekti ka qenë selektiv, jo se edhe ky nuk duhej të prishej!

    Përgjigju
  • poli: 25/10/2023 11:47

    nuk merr vesh ky kodosh milet,,qe gjerat duhet te behen me leje ne bashki..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?