IKMT gjobë bizneseve që kanë përdorur Llixhat në Elbasan, pronarët: Kemi vepruar sipas ligjit, s’kemi lekë ta paguajmë, do t’i drejtohemi gjykatës

9 Dhjetor 2021, 11:29| Përditesimi: 9 Dhjetor 2021, 11:34

  • Share

Një protestë është zhvilluar mëngjesin e sotëm në zonën e Llixhave para prefekturës për gjobat e vendosura ndaj pronarëve të bizneseve për shfrytëzimin e ujerave termal pa leje të posaçme. IKMT ka gjobitur 17 biznese më 10 milionë lekë gjobe secilin.

Pronaret bëjnë me dije se kjo nuk është e vërtetë, pasi ata operojnë komfort ligjit dhe kanë plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme për të qenë përdorues të rregullt të Llixhave.

Të revoltuar ata kërkojnë që t’i hiqet menjëherë gjoba, se në të kundërt do t’i drejtohen gjykatëse për të fituar të drejtën e tyre.

“Bënë njëherë kontrollin, i dhamë letrat jeni në rregull na thanë. Vajta te drejtori, nuk ishte, ishte nëndrejtori ia dhashë me të gjitha aplikimet që kisha bërë, taksat që kam paguar, me faturë TVSH. Më tha dua ato që kë mbyll në bankë, vajta dhe atje pagova mandatin ja çova. Aplikova dhe te e-Albania, ja çova dhe erdhën vunë gjobën 10 milionë lekë. Të vijë ta mbylli se s’kam çfarë të bëj. Kam që në 2007 me licencë. Ne nuk na ka njoftuar njeri që ka ndryshuar VKM. Unë do t’i drejtohem gjykatës, nuk kam mundësi ta paguaj.”, tha njeri prej pronarëve.

Një tjetër e cilësoi se ky veprim është i padrejtë dhe se do të jetë shumë penalizues në punën e tyre në vazhdim.

“Unë kam që 2015, kanë ardhur dhe më përpara, i kam paraqitur dokumentacionin. Jeni në pritje të shqyrtimit të rastit tuaj. Kjo është shumë e padrejtë. Na paralizon, ne kemi ardhur për punë. Ne do i drejtohemi gjykatës, nëse nuk e zgjidhin këta.”, tha ai.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?