Bashkia Himarë

'Nuk bënë detyrën'/ IKMT kallëzim për disa zyrtarë të bashkisë së Himarës

11 Gusht 2020, 14:52| Përditesimi: 11 Gusht 2020, 15:46

  • Share

HIMARË- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar penalisht disa zyrtarë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Himarës.

Shqiptarja.com mëson se të kallëzuarit janë Renato Hodaj me funksion kryeinspektor i IMT, Melseid Nelaj, Erion Zenelaj dhe Dhimitër Balaj, inspektorë të IMT.

Burime zyrtare  thanë se masa është marrë pas një kontrolli në terren ku janë vërejtur shkelje dhe shpërdorim detyre, që nuk kanë kryer detyrat e tyre të përcaktuara.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?