IKMT/ Nis operacioni për prishjen e 30 objekteve pa leje në Gjirin e Lalzit (VIDEO)

22 Dhjetor 2020, 11:37| Përditesimi: 22 Dhjetor 2020, 13:54

  • Share

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka lajmëruar përmes një postimi bashkëshoqëruar me një videon në rrjetin social Facebook, se mëngjesin e sotëm ka nisur një operacion në Gjirin e Lalzit për prishjen e 30 objekteve.

Objekt i fadromave kanë qenë rreth 30 ndërtime pa leje në vijën e parë të bregdetit. Janë lokale 1 deri 2 katëshe të ndërtuara pa leje. Pronarët e tyre janë njoftuar sipas ligjit për ndërhyrjen e INUK dhe deri tani nuk ka pasur kundërshtime nga ana e tyre. Një masë e tillë është ndërmarrë në këtë periudhë të vitit në mënyrë që të mos cënohet sezoni turistik.

Kryesisht  objektet janë lokale të përmasave të ndryshme.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?