IKMT aksion në Shëngjin! Shemben 17 objekte pa leje në Tale të Lezhës, pronari: Largohuni se do ju vras për kokë të fëmijëve (VIDEO)

17 Qershor 2020, 09:37| Përditesimi: 17 Qershor 2020, 20:54

  • Share

LEZHË- "Largohu, i kam armët me leje për kokë të fëmijëve do bëj skandal"...janë këto fjalët e pronarit të një prej bizneseve që janë planifikuar të shemben në bregdetin e Tales së Lezhës. Që herët në mëngjes, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nisi aksionin për shembjen e këtyre objekteve pa leje, kryesisht kioska dhe me konstrukt prej druri, por që hasi kundërshtinë e pronarëve të tyre. Njëzëri ato shprehen se nuk janë njoftuar më parë për këtë aksion.

"Hajde na njofto një herë, ka dokumente, nuk ka dokumente. Të më thonë, jo është e pezulluar, hiqe makinën, tani shkoj të paguaj taksat të heqin dhe këtë, ça më mbeti mua"

"Rulota punon kudo, në Shqipërinë tonë, na e hëngrën jetë, nuk na lanë të hamë një copë bukë, hëngshin veten o Zot, vetë i marrin me thasë, fukaranë e marrin e rrjepin", thonë burrë e grua. 

"Të gjitha janë të regjistruara, ne s'jemi kriminela. Hajde na thoni hiqini dhe e heq unë. E kam blerë me lekë, nuk ma ka falur kush. Kjo është punë kriminale. Kështu nuk bëhet dhe po të hem se do ju hedh në gjyq që tani do bëj denoncim se nuk ke asnjë të drejtë pa më njoftuar mua dhe nuk qenke burrë se të thashë më prit një orë, ça janë këto muhabete, largohuni se do bëj skandal, do shkoj në burg për kryt të fëmijëve. Unë e di se Edi Rama po i heq hajdutët, jo të vijnë këtu. Ik se armët i kam me leje, për kryt të fëmijëve kam për të bërë skandal. Nuk qetësohem se u kam thënë më prisni gjysmë ore se kam porositur vinçin, nuk na kanë njoftuar. Kanë qenë mbrëmë këtu dhe u  thashë ka ndonjë problem këtu, më kanë thënë jo. Prishje me lekë, se u kanë dhënë lek. Unë i bëj thirrje Ramës nëse kam kundërshtim me ligjin, bujrum, po ia kam blerë bankës së shteti, i ka kontrolluar policia kriminale lekët e mia. Unë me hajduta nuk merrem", tha një tjetër.

Aksioni i IKMT-së përfundoi me shembjen e 17 objekteve pa leje, për t'u zhvendosur në Shëngjin për 25 objektet e tjera që do të kenë fatin e njëjtë e "simotrat e tyre" në Tale të Lezhës. Në mbështetje të IKMT ishte dhe Policia e Shtetit dhe strukturat e Bashkisë Lezhë. Më herët IKMT-ja ka shembur 24 objekte pa leje në Velipojë, ku nuk kanë munguar edhe përplasjet mes policisë dhe pronarëve të bizneseve. Shembja e këtyre objekteve gjatë sezonit veror ka sjellë një reagim të ashpër të kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi, por edhe të kryebashkiekut socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu, sipas së cilës një vendim i tillë po dëmton turizmin e vendit.

1592379853_ikmt001.jpg

1592379972_lezhetale.jpg

1592379995_tale8.jpg

Foto nga aksioni i IKMT sot në Lezhë

Ora 17:20
Pas Tales, IKMT zhvendoset në Shëngjin, 36 objekte për t'u prishur! Pronarët përplasen me policinë: Nuk vijmë me juve

Pas shembjeve të 17 objekteve në tale të Lezhës, IKMT është zhvendosur në vijën bregdetare të Shëngjinit. IKMT ka nisur aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën turistike të Shëngjinit, ku në plan janë 36 objekte, kryesisht të ndërtuara me dru, që do të prishen në këtë zonë.

Gjatë aksionit të IKMT disa prej pronareve kanë kundërshtuar ndërhyrjen, duke u përplasur dhe me policinë. 

“Nuk do të vij me juve”, shprehet pronarja e revoltuar.  Ajo deklaron se ka qenë me dokumente të rregullta dhe nuk ka marrë asnjë shkresë për këtë ndërhyrje.

“Nuk më është dhënë asnjë lloj urdhri. Ke ardhur më ke thënë, do hiqen, se kur do hiqen… nuk më ke lënë për sot urdhrin, as shkresë, asgjë. Me gojë më kanë njoftuar për nesër.

Ora 14:24
Shembja e bizneseve në Tale të Lezhës/ Pronari-policit: Largohu, i kam armët me leje për kokë të fëmijëve do bëj skandal (VIDEO)

Një nga pronarët e bizneseve në Tale të Lezhës nuk ka lejuar shembjen e biznesit të tij, duke thënë se e ka me leje, e mbi të gjithë thekson se nuk është njoftuar paraprakisht. Madje,  ai i ka paralajmëruar policët që të largohen, duke i kërcënuar se ka armë dhe nuk do ketë frikë që t'i shkrepë.

"Të gjitha janë të regjistruara, ne s'jemi kriminela. Hajde na thoni hiqini dhe e heq unë. E kam blerë me lekë, nuk ma ka falur kush. Kjo është punë kriminale. Kështu nuk bëhet dhe po të hem se do ju hedh në gjyq që tani do bëj denoncim se nuk ke asnjë të drejtë pa më njoftuar mua dhe nuk qenke burrë se të thashë më prit një orë, ça janë këto muhabete, largohuni se do bëj skandal, do shkoj bë burg për kryet të fëmijëve. Unë e di se Edi Rama po i heq hajdutët, jo të vijnë këtu. Ik se armët i kam me leje, për kryt të fëmijëve kam për të bërë skandal. Nuk qetësohem se u kam thënë më prisni gjysmë ore se kam porositur vinçin, nuk na kanë njoftuar. Kanë qenë mbrëmë këtu dhe u  thashë ka ndonjë problem këtu, më kanë thënë jo. Prishje me lekë, se u kanë dhënë lek. Unë i bëj thirrje Ramës nëse kam kundërshtim me ligjin, bujrum, po ia kam blerë bankës së shteti, i ka kontrolluar policia kriminale lekët e mia. Unë me hajduta nuk merrem", tha një nga pronarët e bizneseve.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vjosa: 18/06/2020 17:44

    SHPELLARET TE MOS HYJNE FARE NE PLAZH,AS PER TU LARE ,,PA MARRE LEJE TEK IKMT....

    Përgjigju
  • sapa: 17/06/2020 18:19

    Po edhe letra te kesh krimnelet me rroba shteterore ta prishin.Ku pyesin ata per letra?ata thone ne kemi letrat tona e jotja nuk na intereson!

    Përgjigju
  • vjosa: 17/06/2020 17:57

    MERRENI PERPARA ,,,,SE NA MBYTEN MALOKET....

    Përgjigju
    • Beni: 17/06/2020 18:47

      O vjosa, o analfabet i pashprese. Keto jane shkeles ligji dhe pike. Nuk ka te beje me prejardhjen e tyre, o halabak. Deme te riparueshme territorit jane bere nga Vermoshi ne Konispol. Nga menyra si shprehesh, mendoj qe edhe ti je kontigjent i ketij soji.

  • Lori: 17/06/2020 17:23

    Nuk kan faj ato aty po kokat qe drejtojn nga zyra dhe japin urdhra.Aty trego forcen po pate byth e jo me rrogtaret qe bejn punen per 30 mij lek ne muaj

    Përgjigju
  • Ela: 17/06/2020 15:00

    Po qe zoteri e ke me dokumenta le te hidhen perpjet policia e qelbur,bravo ke te drejte,nuk mund te ta prishin ose hidhi ne gjyq kerkoi 100 fishin se dhe une e majte jam po kur e ke te rregullt ta gezosh ose shteti ta paguaj 100 fish dhe tja mar leket atij qe te ka bere dokumentat

    Përgjigju
  • Tirane: 17/06/2020 13:46

    Kur votoni ju lutem mos votoni me byth se jua fusin. Shndet po te tjerat behen.

    Përgjigju
  • Toma: 17/06/2020 11:24

    Me logjiken e tyre i bie qe te dalin te gjithe te ndertojne pa leje

    Përgjigju
  • Beni: 17/06/2020 10:35

    Ngrenshi veten. E dini si ka qene kjo zone me perpara? E mbushur me pyje dhe nje ekosistem te jashtzakonshem. Shiheni si duket tani. Ky eshte rezultati pra i te lenurit juve te "hani buke". Ndikimi shpartallues qe keni pasur do dhjetevjecare te rekuperohet, nese rekuperimi eshte i mundur gjithsesi..

    Përgjigju
    • Pjeter: 17/06/2020 17:08

      @eoi. Problemi eshte ai objekt eshte apo jo me leje? Nuk mjafton te kesh token.Shteti rregullat i ka,jemi ne qe duhet te jemi dakord,duhet ti zbatojme rregullat? dhe mbi te gjitha,shteti duhet te aplikoje ligjet apo jo.Disa familjaret e mi,per te bere nje mur te thjeshte,ne pronen e tyre,shkusn moren leje,se per ndryshe,nuk mund ta benin.Une nuk e di sa i rregullt ka qene ky zotnia ne Tale,por me sa pashe ka vetem token,kjo nuk mjafton.Pastaj ky akuzon per korrupsion,direkt ata qe po ja u prishin.Atehere aty duhet hapur ceshtje penale,dhe te thirret ky person e te konfermoje ato qe thote,ndryshe eshte shpifje e rendomte.

    • èoi: 17/06/2020 15:17

      Ca faji kane njerezit more Ben. Fajin e ka shtet shkerdhata qe nuk ven rregulla. Do ja prishin ketij te shkretit e do te vine horat e tiranes te ndertojne. Kane me ta shit pjaten e peshkut 20 euro pjate ne emer te modernizimit. Avash avash plazhet e shqiperise nuk dote jene me per shqiptare.

  • WTF: 17/06/2020 10:26

    Ky eshte kulmi! Zene token e tjetrit, ndertojne pa leje, hapin nje kafe pa piken e shijes dhe ku te mbyt morri nga papastertia dhe pastaj qahen pse nuk i len shteti me "honger buke"!

    Përgjigju
  • Tyryryry: 17/06/2020 10:15

    Boll hengret ju tani do te haje Rilindja.

    Përgjigju
    • Zani: 17/06/2020 15:07

      Po re bisha buke me toke te xanum.Ju thafte barku ketyre dhe ty

  • raul: 17/06/2020 10:09

    Po pse mor hunderra me toke te xanun ne rere doni me henger buke.Te shkoni nga keni ardhur dhe token e shtetit nuk do guxoje ta zere kush me. Koha e te forteve ka mbaruar nje here e pergjithmone. Kush nderton pa leje do mare riskun ne fund. Bravo inspektoriatit dhe mos ndaloni deri ne Konispol gjithe ketyre horrave qe ndertojne ne zona turistike duke bere garipin duhet tu rrafshohet me token cdo ndertim qofte dh 12 katesh ashtu si u prish dikur dhe ndertimi i vjehrrit te Bashes ne plazhin e Vlores.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?