Thethi është vendosur sërish në qendër të aksionit të IKMT-së. Sot fadromat dhe buldozerët nisen fazën e dytë të shembjeve. Janë 35 shtëpi që banorët i kanë ngritur në tokat e veta por pa leje ndërtimi. Banorët e Thethit kanë kundërshtuar aksionin por nuk janë shënuar incidente.
Në këtë kontekst ka reaguar edhe famullitari i Thethit, Frat Kastriot Demaj, i cili i është drejtuar qeverisë per ndalimin e shembjeve.
Ai thekson se banorët e zonës kanë të drejtë të pajisen me dokumente pronësie për shtëpitë dhe tokat e trashëguara prej të parëve të tyre.
“Jeta dhe dinjiteti i njeriut duhet të mbizotërojë mbi interesat administrative”, shkruan ai.
Kjo është faza e dytë e aksionit, që do ta çojë në 100 numrin e objekteve të shembura në Theth, pasi 70 u shemben gjatë korrikut.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga faza e dytë e aksionit për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, Shkodër.
Kreu i qeverisë paralajmëron se “kush ndërton më pa leje, investon vetëm për belanë e vet”.
”Theth përsëri dhe kudo përsëri e përsëri, deri në fund, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”,- shkruan Rama.
Teksa IKMT po vijon me shembjen e objekteve pa leje në Theth Famulltari i kësaj zone i ka bërë thirrje qeverisë që mos të ndërmerret asnjë lloj aksioni për shkatërrimin e kasolleve prej druri, të ndërtuara për mikëpritjen e turistave apo i shtëpive për banim.
Në letrën drejtuar qeverisë ai nënvizon se banorët duhet të pajisjen me dokumenta pronësie për tokat dhe shtëpitë që kanë trashëguar nga paraardhësit e tyre.
Kërkesa e plotë:
REAGIM NË LIDHJE ME SHKATËRRIMIN E SHTËPIVE NË THETH
Drejtuar: Qeverisë së Shtetit Shqiptar.
E kam detyrim, nën shembullin e Famullitarve, që i kanë shërbyer zonës së Shalës dhe krejt Dukagjinit përgjatë shekujve, në luftë e në paqe, në gëzime e në hidhërime, të them fjalën time në lidhje me shkatërrimin e shtëpive dhe kasolleve të drurit në Theth në muajin korrik, e siç po përflitet, për një aksion të dytë shkatërrimi.
Prandaj, si Famullitar i Thethit dhe i fshatrave të tjerë përreth (Nderlysaj, Breg- Lumi, Lekaj, Abat, Gimaj, Lotaj), bëj thirrje që të mos ndërmerret më asnji lloj aksioni për shkatërrim të kasolleve prej druri, të ndërtuara për mikëpritjen e turistave apo i shtëpive për banim. E në të njëjtën kohë bëj thirrje për pajisjen me dokumenta pronësie të shtëpiave dhe tokave, që kanë trashëguar banorët e Thethit dhe krejt Dukagjinit, prej t'Parëve të tyne, proçes që tashmë ka nisur dhe është në fazen fillestare. Eshtë e drejtë natyrore që çdokush që ka të trashëguar shtëpinë dhe tokën, të ketë edhe dokumentin përkates. Nëse një ligj pengon banorët e Thethit të mos pajisen me dokumenta pronësie, për shtëpitë dhe tokat e tyre, ai është një ligj që cenon të drejtat dhe dinjitetin e njeriut, e si i tillë, nuk duhet të jetë. Alpet kanë bukurinë e vet, por më së pari jeta dhe dinjiteti i njeriut.
Duke e përmbyllur këtë reagim, ju ftoj që fadromat t'i përdorni për me hapë rrugë e për të krijuar kushte të përshtashme për jetëse në Dukagjin, ashtu siç keni nisë të veproni, me rinovimin e rrugës që përshkon krejt Dukagjinin, duke filluar nga Prekali, e jo të bëni të njëjtin gabim, si në korrik, duke shkatërruar me fadroma shtëpitë dhe kasollet e drurit në Theth.
Jepuni mundësinë banorve të Shalës dhe krejt Dukagjinit t'i rinovojnë shtëpijat e vjetra, të braktisura për shkak të kushteve të vështira të jetesës, sepse me ndërtimin e rrugës, banorët do të kenë mundësi të rikthehen në tokat e t'Parëve të tyre. E me ndërtimin e rrugës, edhe turizmi do të rritet në krejt zonen e Dukagjinit, pasi çdo fshat i Dukagjinit, ashtu si Thethi, ka bukurinë e vet, që do të shihet më qartë kur rruga të bëhet e përshtatshme për të gjitha mjetet automobilistike.
Duke shpresuar që nuk do të bëhet edhe një herë gabimi i korrikut, pres një reagim pozitiv nga ana e autoriteve përgjegjëse.
FR KASTRIOT DEMAJ, O.F.M.
Famullitar i Theth-Breglumi
Komente

Nuk ka Shqipetar qe nuk ka jetu jashte, te gjithe e dine qe pa leje nuk ndertohet. Po a ka gisht ketu prifti, eksponent te pd, ps apo bajraktari ? Ore njerez mos degjoni te tjeret se jeni ju qe humbni te gjitha dhe asnje tjeter.
PërgjigjuPërdhosie e velandonit të shërbëtorit të ZOTIT.Asgjë më pak se se SHKATËRUESIT e ambietit,dhe Traditës(kulturës së ndërtimit).
Përgjigju100 fazën e parë, 30 fazën e dytë, plus sa ka edhe me leje i bie që Thethi paska qenë ndër qytetet e mëdha e nuk e paskemi ditur. E paskan mbytur atë të shkretë luginë të mrekullueshme sa gjynah…!!! Por akoma më shumë gjynah është kur shikon dhe “njeriun e Zotit”, që ndërhyn për të mos mbrojtur natyrën, e cila në vetëvete është Zoti. Hajde merre vesh me kë është prifti, me njeriun mëkatar, apo me Zotin…!!!
Përgjigju