Pika e karburantit pas shembjes nga fadromat e IKMT

Kronikë

IKMT shemb pikën e karburantit pa leje në rrugën Fier-Lushnje, 3.8 milionë lekë gjobë pronarit

21 Tetor 2021, 16:25| Përditesimi: 21 Tetor 2021, 16:26

  • Share

Një pikë karburanti e ngritur pa leje përgjatë aksit rrugor Fier-Lushnje është shembur sot nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Fadromat e IKMT rrëzuan konstruksionin metalik, ndërsa u ndëshkua me 3.8 milion lekë gjobë pronari i subjektit.

Operacioni për shembjen e ndërtimeve pa leje nisi në qershor të këtij viti dhe rifilloi në shtator përgjatë gjithë vijës bregdetare. Aktualiasht veç zonave bregdetare po shemben objekte pa leje edhe përgjatë akseve kombëtare.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka përsëritur vazhdimisht se nuk kemi të bëjmë thjesht me një aksion, por me një proces të vazhdueshëm për kontroll të plotë të territorit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?