Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot prishjen e një tjetër pishine në brezin bregdetar të Golemit. Pishina dhe të tjera ndërtime shoqëruese pranë detit dhe brenda tij, i përkasin Hotel Kastrati Empire.
Vetëm pak ditë më parë, IKMT prishi pishinën e Hotel Prestigj, dhe më pas me shpërthim të kontrolluar edhe vetë objektin shumëkatësh.
Edhe në Himarë në IKMT shembi një objekt 4 kate mbi tokë me sipërfaqe 2160 m2 dhe 1 kat nëntoke me sipërfaqe 898.8m2, ndërtuar pa leje në Dhërmi.
Në një njoftim zyrtar të institucionit thuhet se “Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nuk do të bëjë asnjë tolerim për çdo ndërtim që shkel ligjin dhe cenon infrastrukturën bregdetare turistike që u përket të gjithë shqiptarëve”.
ATY DUHET PRISHUR CDO GJE,,,,ME PISHINA E ME HOTELE,,E ME PALLATE,,,SE I KANE BERE SI SYTE E VET....I.K.M.T DUHET TE JETE NE PUNE ATY 24 ORE.....R.K.TI KENE ATA BASHKIAK QE KANE DHENE LEJE ATY......
PërgjigjuTamam be kohe per restaurimin e pishines, kursejme leket e prishjes+ dokumentacionin. Dhe e ndertojme me LEJE me te madhe me te bukur. Ypp xhixhi ????
Përgjigju