Maria De Filippi

Ikona e ekranit italian, Maria De Filippi e frikësuar nga COVID-i: Kam bërë 6 teste, lëviz me doreza e dezinfektantë

3 Korrik 2020, 22:19| Përditesimi: 3 Korrik 2020, 22:32

  • Share

Ikona e ekranit italian Maria De Filippi ka thënë në një intervistë se është frikësuar shumë nga pandemia Covid-19. Në një intervistë për rervistën e njohur "Oggi", ajo ka treguar se ka bërë 6 teste dhe se udhëton me doreza e dizinfektantë. Sipas medias italiane, De Filippi u bën thirrje të gjithëve që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë masat.

Ajo ka shtuar se puna nuk e ka ndihmuar që të menaxhonte ankthin që i ka shkaktuar COVID-19.

"Për shkak të punës më duhej të takoja vazhdimisht njerëz dhe vazhdimisht tmerrohesha nga fakti se mund të merrja virusin. Për këtë arsye mbaja dhe një pompë në çantën time dhe në komodinën e krevatit dhe e përdorja shpesh për tu qetësuar. Isha në ankth. E vërteta është se nuk ka mbaruar, të gjithë duhet të mësojmë të jetojmë me këtë virus, duhet të mësohemi me distancimin dhe të mendojmë ndryshe", thotë moderatorja italiane.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?