Bella Hadid

Ikona e modës Bella Hadid heq dorë përfundimisht nga alkooli pas problemeve me varësinë

25 Janar 2022, 03:00| Përditesimi: 25 Janar 2022, 03:02

  • Share

Supermodelja e njohur, Bella Hadid foli rreth carësisë së përkohshme që pati me alkoolin pak kohë më parë. Ikona e modës, than ë një intervistë se kishte hequr dorë nga alkooli në momentin që kishte humbur kontrollin në masë.

 “Unë e kisha nën kontroll konsumimin e alkoolit. Më pëlqente alkooli por arrita deri në atë pikë sa që fillova të anuloj netët që ndihesha sikur nuk do të mund ta kontrolloja veten”, tha modelja për InStyle.

Hadid tha se gjithashtu u bë shumë e vështirë për të konsumimi i alkoolit pasi një mjek i tregoi skanimet duke zbuluar efektet që alkooli ka në tru

Gjithashtu Hadid shpjegoi se kjo përballje e vështirë me varësinë naj alkoolit i jepte dhe problem sa i përket ankthit, siç edhe ajo ka folur rreth një viti më parë.

“Nuk e ndjej më nevojën për të pirë sepse e di se si do të ndikojë tek unë në orën 3 të mëngjesit kur zgjohem me ankth të tmerrshëm.” pranoi Hadid .

Në fillim të këtij muaji, Hadid foli gjithashtu për betejat e saj ‘torturuese’ të shëndetit mendor. Modelja e Victoria's Secret pranoi se ajo ishte "në një vend kaq të çuditshëm mendërisht sa që ishte sfiduese për të edhe të dilte nga shpia.

“Në vitin e fundit, ishte shumë e rëndësishme për mua të mësoja se edhe nëse njerëzit flasin për stilin tim, nëse u pëlqen apo nuk e pëlqejnë, nuk ka rëndësi, sepse është stili im”, shtoi ajo.

Hadid më parë zbuloi se ajo vuajti nga depresioni dhe ankthi në një postim të shpërndarë në Instagram pak muaj më parë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?