Foto ilustruese

Iku me shpejtësi, pasi nuk iu bind urdhrit të policëve për të ndaluar!Në pranga 34-vjeçari, ishte i dehur në timon  

30 Korrik 2023, 17:04| Përditesimi: 30 Korrik 2023, 17:23

  • Share

Një 34-vjeçar është vënë në pranga, pasi duke drejtuar automjetin, në qytetin e Ersekës, nuk i është bindur shenjës së policëve, për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi duke kryer manovra në rrugë.

Mësohet se i riu M., 34 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar është ndjekur nga këto të fundit.

Pasi është ndaluar, i riu është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit, ku ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.

Nga testi i alkoolit, që iu bë rezultoi se 34-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?