Kronikë

Ikën me vrap se policia i kërkoi autorizimin/ Kapet i dënuari me 15 vite burg në Durrës, një tjetër i dënuar në pranga

18 Prill 2020, 12:03| Përditesimi: 18 Prill 2020, 12:27

  • Share

Një 41-vjeçar i dënuar me 15 vite burg është vënë në prangat e policisë në Durrës. Personi në fjalë i quajtur Verjon Menaj ishte duke lëvizur në qytet kur policia i ka kërkuar lejen për daljen si pasojë e rregullave në bazë të aktit normativ për koronavirusin. Ky i fundit ka tentuar të ikë me vrap, por policia ka mundur ta arrestojë.

Gjatë verifikimit të gjeneraliteteve ka rezultuar se shtetasi Verjon Menaj ishte person në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 15 vite, 10 muaj e 27 ditë burgim, për veprat penale “Trafikim i të miturve” dhe “Falsifikimi i pasaportës”, kryer në bashkëpunim.

Sakaq gjatë patrullimeve dhe verifikimeve të personave që shkelin orarin e karantinës, patrulla e Përgjithshme e Stacionit të Policisë Plazh ka kapur një tjetër person të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasin I. P., 31 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Ky shtetas, më datë 10.04.2020, rreth orës 09:00 në lagjen nr. 13, Durrës, ka goditur me sende të forta shtetasin A. B., 47 vjeç, banues në Durrës.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?