Largimi i Gentian Mezanit ndoshta nuk ka qenë krejt i papritur për drejtuesit e Laçit. Nuk është se ka shumë kohë, pasi kurbinasit do të luajnë në Europa League, ndaj dhe emërimi i trajnerit të ri duhet bërë sa më parë.
Lista e kandidatëve duket e gjatë, ndërkohë që në klubin e Laçit nuk japin asnjë detaj në lidhje me këtë çështje përpara se të marrin vendimin përfundimtar.
Armando Cungu mund të kthehet në stolin kurbinas. Shkodrani qëndroi pushim sezonin e fundit dhe me siguri e ka marrë malli të drejtojë një ekip.
Të tjerë emra që përmenden janë edhe ata që nuk kanë ekip për momentin, Ernest Gjoka dhe Shpëtim Duro, por edhe Julian Ahmataj, i cili arriti të shpëtonte Kamzën prej rënies nga kategoria.
UN MENDOJ ME MIRE ARMANDO CUNGUN PASI ME LACIN KA PAS SUKSES KA DHANE PROVA KA FITUAR NJE KUPE REPUBLIKE DHE ARSYJA E DYTE ATY LUAJNE LOJTARE SHKODRANE,DHE ARSYEJA E TRETE SHKODRANI PERSHTATET MA MIRE ME LACIANET.
Përgjigju