Vasil Sterjovsi i Aleancës së Maqedonasve që u largua nga koalicioni i Berishës, ditën e sotme ka arritur dakordësinë me Partinë Socialiste për të qenë në listën e Korçës.
Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian me kryetar Vasil Sterjovsi u largua nga koalicioni me Partinë Demokratike të Sali Berishës dhe 25 aleatët e tjerë.
Sterjovski depozitoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për largimin nga 'Aleanca për Shqipërinë Madhështore', një lëvizje e cila vjen pak orë para se subjektet politike të depozitojnë në KQZ listat me emra për kandidatë për zgjedhjet e 11 majit, afat që skadon në mesnatë.
Teksa zbuloi arsyet që e çuan drejt këtij vendimi, ai u shpreh se PD nuk i kishte dhënë asnjë mundësi kandidimi në qarkun e Korçës, si edhe në zona të tjera, ndaj kërkoi largimin nga ai grupim politik.
Komente

Rama është i trembur dhe për këtë arsye ka filluar të pranojë maqedonasit, koalicion me mbetje politike haha
PërgjigjuNuk eshte aspak i trembur, por duke qene se komuniteti Maqedons nuk ka asnje perfaqesim dhe Edi e kerkon kete mandat per ta cuar Shqiperine drejt BE'se, ka pare te udhes qe ta perfshije per ta bere sa me te perfaqesuar cdo komunitet brenda listes. Madje me kete do te marr vota jo vetem ne zonen e Korces, por edhe ne zonat e veriut ku ka Maqedonas por qe nuk kane bashkine e tyre si ata ne Pustec.
E paska zene frika qe ve te pd. Njerezit punojne aq fort per nje parti dhe shohin emra kundershtaresh kulmi
PërgjigjuNuk e kuptoj fare,po fare,politiken shqiptare
PërgjigjuSke pse e kupton, po pate leke behesh deputet, nuk ke nevoje per bindje politike