Iku pa lejen e klubit, tifozët e Paris SG në protestë për Messi-n dhe Neymar! Kërkojë largimin (VIDEO)

4 Maj 2023, 11:49| Përditesimi: 4 Maj 2023, 12:07

  • Share

Periudhë e vështirë për Messin dhe Neymar te Paris SG. Tifozët parisien fillimisht kanë protesuar në selinë e klubit duke kërkuar largimin e Lionel Messit, ndërsa më pas janë zhvendosur në shtëpinë e Neymar, duke kërkuar të njëjtën gjë.

Kjo situatë e tensionuar erdhi, pasi Messi vendosi të mos rinovonte kontratën dhe u largua pa lejen e klubit për pushime në Arabinë Saudite. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se argjentinasi sezonin e ardhshëm do ti bashkohet kampionatit arab ku bën pjesë edhe Cristiano Ronaldo, pasi i është ofruar një kontratë prej 400 milionë eurosh në sezon. Për protestat e tifozëve ka reaguar klubi i Paris SG, që është distancuar dhe pohon se një pjesë e vogël e tyre nuk përfaqëson vlerat e klubit.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?