Renild Ajazi, komandoja i Zall-Herrit i koduar si “Ushtar IV” që në tetor 2017 me urdhër të ministrit të Mbrojtjes shkoi në Angli për stërvitjen e përbashkët me emer "Cambrian Patrol 17”, në Wells me Mbretërinë e Bashkuar, është dënuar me 6 muaj nga gjykata e Tiranës. Ushtari Ajazi nga zona e Gramshit, në fund të janarit 2020 është shpallur fajtor, për akuzën e “Dezertimit”. Ajazi, ka braktisur trupën e ushtarakëve që kishin shkuar në Angli për stërvitje dhe sot e kësaj dite nuk dihet se në çfarë vendi të Anglisë, ndodhet ai.
Sipas vendimit të gjykatës së Tiranës Ajazi i titulluar "ushtar IV", me Urdhrin e Ministrit të Mbrotjes "Për pjesëmarrjen e personelit ushtarak të Forcës Tokësore në stërvitjen "Cambrian Patrol 17'', në Wells, Mbretëria e Bashkuar", është caktuar pjesëtar i Forcës Tokesore Zall-Herr Tiranë. Ajazi do të merrte pjesë në stervitjen e përbashkët "Cambrian Patrol 17", në Wells, Mbretëria e Bashkuar, gjatë periudhës 4 tetor 2017 deri në 16 tetor 2017. Mirëpo pas përfundimit të stërvitjes, më 17 tetor 2017 është bërë lëvizja e efektivit ushtarak për në drejtim të Londrës, i shoqëruar nga pala angleze.
Në 17 tetor 2017, është bërë akomodimi i efektivit ushtarak në bazën ushtarake "Hyde Park Barracks". Pas akomodimit, ushtarakët po në 17 tetor 2017, kanë vizituar pika të ndryshme historike e kulturore të qytetit të Londrës. Ditën e nesërme në 18 tetor 2017, rreth orës 08:00, nga ana e pergjegjesit të ekipit Togerit Roland Poçi, është vënë re mungesa e ushtarit Renild Ajazi. Menjëherë pas këtij konstatimi, përgjegjësi i ekipit është munduar të komunikojë me telefon me Renild Ajazi. Por pa mundur, pavarësisht se rreth orës 11:00 për tu kthyer në bazë efektivi, nuk ka mundur të lidhet në telefon me të për të komunikuar. Në këto rrethana Roland Poçi ka njoftuar në linjën e tij të komandimit në Shqipëri dhe Atasheun Ushtarak në Angli.
Pse nuk behet ndonje analize se pse kerkojne te largohen jashte shqiperise ushtaraket sapo ju jepet mundesia,pse njk shkoni te shikoni gjendjen ku jetojne dhe ku sterviten ushtaraket shqiptare e cila nuk kane kushtet me bazike qeka nevoje nje qenie njerezore Si uje,tualet,dhe nje ambejent ku te mbaje gjerat personale mos flasim per pagesen e cila jane mbytur ne overdrafte dhe kredi se nuk mbyllin muajin me ushqim per familjen ,lere misionet qe nuk shkohet pa paguar dhe percaktohet 6 muaj para kush do shkoje.
PërgjigjuMos e vrit menen shoku 6 muj burg do bash ne angli kur te kapin te shpija barit e 6 muj sa te zbrisin nga avjoni,un te uroj qe kjo gja te ndodhe sa ma larg te jet e mundur.zoti te rujt
PërgjigjuPo shum mir ja bejn qe dezertojn, ne fund te fundit i pan hajrin kta te tjeret ushtris,
PërgjigjuDezertoret duhen ndeshkuar dhe ti behet mire.
PërgjigjuJa pra ky eshte sistemi i drejresise, ne kete stervitje jane larguar 4 persona pse u denua vetem 1 person, apo ky nuk kishte miq qe te jepte lek gjyqtarit, per te mos e denuar si ata 3 personat e tjeter.
PërgjigjuRolandi ku eshte mo?
PërgjigjuIku shoku komisar