Në foto ilaçe dhe Sokol Topçiu

Kronikë

Ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë, del nga qelia administratori i Farma Net Albania, Sokol Topçiu! Gjykata cakton 'arrest shtëpie'

14 Tetor 2021, 11:10| Përditesimi: 14 Tetor 2021, 11:15

  • Share

Sokol Topçiu, administratori i Farma Net Albania, i cili u arrestua si pjesë e një grupi që kishin ngritur një skemë për shitjen e ilaçeve kontrabandë gjatë pandemisë së COVID, është liruar nga qelia ditën e sotme. Gjykata vendosi sot që ai të gjykohet nën masën 'arrest shtëpie'. Lirimi i Topçiut nga qelia vjen vetëm 3 ditë pas lirimit të 6 personave të tjerë të arrestuar të cilët, po ashtu u lanë në 'arrest shtëpie'.

Sokol Topçiu u vu në pranga më 11 tetor, ndërsa ende në kërkim janë edh e5 persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë skemë. Topçi është administratori i Farma Net Albania, që ka rrjet farmacish , prej 100 të tillash në të gjithë vendin.

4 farmaci dhe depo farmaceutike kanë bashkëpunuar me njëra-tjetrën për t’u shitur qytetarëve ilaçe kontrabandë. Në këtë skemë ishin të përfshirë 4 administratorë të farmacive dhe të depove farmaceutike në Tiranë, të cilët ranë në pranga. Më konkretisht u arrestuan Blerim Bitri 40 vjeç, administrator i një farmacie;  Florian Marku 39 vjeç, administrator i një farmacie; Florian Lila administrator i një farmacie dhe Bashkim Osmani administrator i një depoje farmaceutike dhe Sokol Topçiu.

Në këtë skemë mashtrimi, 4 të arrestuarit bashkëpunonim me 64-vjeçaren Margarita Xhaxhiu e cila dyshohet se i sillte mallrat kontrabandë dhe Jani Papuli, i punësuari i saj.

Komento

Komente

  • ben: 14/10/2021 11:25

    U dinte qe do dilte.Ky eshte stili i gjykatave te korruptuara shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?