TIRANË- Administratori i një farmacie në Tiranë, Albi Hadroviq është vënë në pranga, ndërsa shitësja është vënë nën hetim pasi tregtonin ilaçe kontrabandë. Farmacia “TATA” ndodhet në bulevardin Zogu i Parë, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar Policia gjeti ilaçe kontrabandë me vlerë 35 mijë euro.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Medikamentet”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. H., 35 vjeç, dhe nisi procedimi penal për shtetasen A. M., 33 vjeçe, të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në farmacinë që administronte shtetasi A. H., në bulevardin “Zogu i Parë” shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, medikamente mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 35 000 euro”, njoftoi Policia e Tiranës.
Ndërkohë, administratori nuk kishte deklaruar tek autoritetet as punësimin e shitëses. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komente
