Kronikë

Ilaçe kontrabandë me vlerë 35 mijë euro, në pranga administratori i një farmacie në Tiranë! Nën hetim shitësja

21 Gusht, 10:32| Përditesimi: 21 Gusht, 11:24

  • Share

TIRANË- Administratori i një farmacie në Tiranë është vënë në pranga, ndërsa shitësja është vënë nën hetim pasi tregtonin ilaçe kontrabandë. Farmacia ndodhet në bulevardin Zogu i Parë, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar Policia gjeti ilaçe kontrabandë me vlerë 35 mijë euro.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Medikamentet”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. H., 35 vjeç, dhe nisi procedimi penal për shtetasen A. M., 33 vjeçe, të dy banues në Tiranë.  Gjatë kontrollit në farmacinë që administronte shtetasi A. H., në bulevardin “Zogu i Parë” shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, medikamente mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 35 000 euro”, njoftoi Policia e Tiranës.

Ndërkohë, administratori nuk kishte deklaruar tek autoritetet as punësimin e shitëses. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?