Eurot e padeklaruara dhe ilaçet kontrabandë

Ilaçe kontrabandë nga Kosova, arrestohet 32-vjeçari në Morinë! Në hetim një tjetër, tentoi të fusë në kufi 13 mijë euro të padeklaruara

5 Korrik, 13:02| Përditesimi: 5 Korrik, 13:03

  • Share

KUKËS- Një 32-vjeçar është arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Morinës, pasi ka tentuar që të fusë në vendin tonë ilaçe kontrabandë. I riu nga Peja, F.K., po sillte ilaçet për t’ui shitur kontrabandë në Shqipëri.

Ndërkohë, një 50-vjeçar është vënë në hetim pasi ka tentuar që të fusë në vendin tonë 13 mijë euro të padeklaruara. Paratë dhe ilaçet janë sekuestruar nga policia.

"Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Morinë, në hyrje/dalje, të bazuar në analizën e riskut, për të menaxhuar fluksin e lëvizjes dhe për të parandaluar krimet në kufi, u goditën 1 rast i kontrabandimit të ilaçeve dhe 1 rast i mosdeklarimit të të hollave. Për 2 rastet:

-u arrestua në flagrancë shtetasi kosovar F. K., 32 vjeç, banues në Pejë, pasi në çantë iu gjet një sasi ilaçesh që i kishte kontrabanduar nga Kosova, me qëllim shitjen në Shqipëri;

-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. K., 50 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi në çantë iu gjetën rreth 13 000 euro që synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjit", njofton policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?