Reparti i Onko-Hematologjisë në QSUNT, dy vitet e fundit kishte mungesa në disa medikamente jetëshpëtuese për fëmijët që vuajnë nga tumoret, leucemia, medikamente që nuk gjenden as në farmaci, e megjithatë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nuk ka një përgjigje për këtë situatë, e aq më tepër për personat përgjegjës.
Mungesa e këtyre medikameteve u plotësua vetëm pas bërjes publike të problematikës, por si u siguruan, me çfarë procedure, nëse u bë përmes një tenderi apo kohën se kur mbërritën, Ministrja nuk e sqaroi. Pas mbledhjes së qeverisë, e pyetur nga gazetari Osman Stafa, i cili denoncoi mungesën e medikameteve, Manastirliu u përgjigj vetëm duke i kërkuar atij që t'i drejtohej për informacion QSUNT.
Gazetari: Unë kam kryer një investigim në lidhje me mungesën e 4 medikamenteve në onkologjinë pediatrike. Një lajm i mirë është se këto medikamente kanë ardhur, por si janë siguruar? Është një tender i cili është aplikuar dhe konkretisht kur kanë ardhur këto medikamente?
Manastirliu: Këto medikamente janë të siguruara në QSUT. Nëse ju keni nevojë për një informacion më të detajuar mund të drejtoheni në këtë strukturë. Gjithashtu ajo që është e rëndësishme është që ne do garantojmë buxhetet e nevojshme në mënyrë që mos ketë asnjë problematikë për buxhetimin e barnave që nevojiten në spitalet tona. Për sa i përket këtyre barnave ne kemi hapur procedurat e prokurimit publik, që janë procedura të hapura dhe që shpresojmë të garantojmë furnizimin në vazhdim me barna.
Gazetari: Nuk mora përgjigje. A është një tender? Dua të di mënyrën se si kanë ardhur. E kujt është përgjegjësia që për 2 vite këto ilaçe kanë munguar për fëmijët të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme të rënda?
Manastirliu: Për sa i përket informacionit që kërkoni për më shumë detaje, një kërkesë pranë QSUT për të marrë informacionin e nevojshëm. Për sa i përket informacionit tjetër që doni, me sa di keni çuar një kërkesë në Prokurori. Le të presim përfundimet për të vlerësuar edhe përgjegjësit.
Gazetari Stafa bëri edhe denoncim në Prokurorinë e Tiranës, duke kërkuar që të kryhet një hetim për QSUNT-në, ndërsa medikamentet që mungonin ishin asparaginaza, 6 merkaptopurina, methotrexat dhe acidi folinik.
Manastrilliu nuk eshte rastesisht aty. Nuk e leviz njeri prej aty persa kohe ilacet ne Shqiperi do t'i fuse Tom Doshi dhe Met Hasa qe kane depo farmaceutike dhe bejne ligjin per gjithshka. Cfare mjerimi !
PërgjigjuNuk ka cfar te thote sepse i ka duart e lara me gjakun e femijeve....zoti ja dergoft ne femijet e saj
Përgjigju