“Big Brother VIP Albania” po i vjen fundi dhe finalisti do të shpallet të premten. Moderatorja Ilda Bejleri u pyet për raportin e krijuar mes Beatrixës e Donaldit.
Ajo u shpreh se Beatrixa nuk kishte arsye që të kërkonte falje për gjërat që ndjen, madje falje duhet të kërkonte Donaldi.
“Unë nuk dua t’i futem detajeve se çdo gjë është personale sidomos në një raport mes dy njerëzve. Më ka ardhur keq për Trixën në momentin që iu bë ai gjyqi skandaloz dhe i thoshin të kërkonte falje. Nëse është dikush që duhet të kërkojë falje është ai djali!”-tha Bejleri.
Sa i përket fituesit, Ilda është shprehur se e meriton Iliri për faktin se është një artist që nuk ka marrë asnjë meritë dhe vlerësim nga Shqipëria, përtej faktit se i ka dhënë shumë asaj.
Më tej moderatorja ka treguar, se Iliri është edhe mik i mirë i vëllait të saj, i cili është po ashtu balerin në Itali.
Tashmë zyrtarisht finalistë janë aktori Donald Veshaj, balerini Ilir Shaqiri, modelja Beniada Nishani dhe moderatorja Einxhel Shkira.
Katër banorët e mbetur janë në garë për çmimin kryesor prej 115 mijë eurosh, fitues do të shpallet në finalen e madhe që mbahet më 18 shkurt.
Kujtojmë që formati i ‘Big Brother VIP’ u rikthye pas katër vitesh dhe për herë të parë pjesë e tij u bën personazhe të njohura.