VIP & Spektakël

Ilda Bejlerit nuk i del e keqja me Muç Nanon: E hap dekoltenë aq sa hap gojën

30 Prill 2019, 12:21| Përditesimi: 30 Prill 2019, 12:32

  • Share

Disa muaj më parë në media bëri bujë një deklaratë e gazetarit Muç Nano i cili kritikonte ashpër dy moderatoret sportive, Ilda Bejlerin dhe Bora Zemanin për veshjet e ekzagjeruara në emisione.

“Unë nuk kam asnjë pamje të Ilda Bejlerit atë mbrëmje për t’jua treguar tani, sepse SuperSporti mesa duket nuk e ka bërë zakon që t’i hedhë në web, në Youtube, programet e veta televizive. Por unë po ju them se veshja e Ilda Bejlerit ishte e trishtueshme, ishte vulgare, ishte e pashijshme. Gati-gati ishte fyese. Një fustan si këmishë nate shumë i shkurtër, shumë i ngjitur pas trupit, tmerrësisht i ngjitur pas trupit.” tregonte ndër të tjera Nano.

Kjo deklaratë e  tij u komentua gjatë  në atë kohë dhe dy moderatoret reaguan ashpër kundër tij. Mirëpo, ndonëse ka kaluar kohë, Ilda është pyetur së fundmi në emisionin ‘Procesi Sportiv’ për veshjet e saj dhe për dekoltenë e famshme.

“Unë nuk e di pse më thonë se e hap shumë dekoltenë. Vetëm një Muç Muçi në fakt e ka pasur shumë problem. Dekoltenë e hap aq sa më lejon të hap gojën dhe jo më shumë. Është diçka më se normale. Mbaj mend që para 5 vitesh vishja një golf deri në fyt dhe më pas vazhdova ta ul pak golfin deri sa jam tani. E hap dekoltenë aq sa hap gojën”, ka thënë Ilda duke thumbuar dhe një herë gazetarin.

Komento

Komente

  • Petrit: 30/04/2019 13:03

    Cfare te komentojme ketu?,Ilda do te kujtohet per aq kohe sa eshte e bukur,ndersa Muci do te kujtohet persa kohe shruan.Mendimi im eshte qe Muci do te kujtohet me gjate ne kujtesen e Albanezeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?