Politikë

Ilir Alimehmeti: Përse Rama nuk e shkarkon ende Veliajn? Këshilli Bashkiak vetëm propozon, vendimin e merr Kryeministri (VIDEO)

15 Shtator, 14:15| Përditesimi: 15 Shtator, 14:41

  • Share

Anëtari demokrat në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, ka sqaruar se shkarkimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, siç kërkoi Kryeministri Rama në Asamblenë e PS javën e kaluar, nuk mund të bëhet nga Këshilli Bashkiak.

Në një intervistë për emisionin Sot Live në Shqipëri në Report Tv, Alimehmeti u shpreh se Këshilli Bashkiak vetëm propozon dhe shkarkimi është një vendim që merret vetëm nga Kryeministri.

Ai theksoi se nëse këshilltarët bashkiakë socialistë të Tiranës do ta iniciojnë shkarkimin e Veliajt, demokratët do ta votojnë, por sidoqoftë vendimi për shkarkim i takon sërish Kryeministrit Rama.

“Këto zgjedhje të parakohshme për Tiranë duhet të ishin bërë kohë më përpara. Veliaj ka 7 muaj që nuk paraqitet në detyrë. Po këto 4 muaj pse priti Rama? Rama dha leje të fillojë procedurat këshilli bashkiak. Ne këtë procedurë e kemi bërë në gjysmë të majit. Këshillit bashkiak ka tagër ligjor vetëm propozimin. Shkarkimin e bën Kryeministri. Ende sot që flasim Rama nuk e ka bërë shkarkimin e Erion Veliajt. Edi Rama ligjin sot e kësaj dite e ka ende të shkelur. Ai ka të drejtën që ta shkarkojë në sekondë për shkelje të rënda përndryshe këshilli bashkiak çon propozim dhe prapë ai e shkarkon. Tirana vazhdon në ilegjitimitet. Ligji ndalon dhënien e urdhrit të Kryeministrit ndaj këshillit bashkiak, është pushtet legjislativ dhe pushtetit ekzekutiv nuk i lejohet t’i japë urdhra pushteti legjislativ. Ne votojmë gjithmonë në zbatimi të ligjit.. Ne e kemi kërkuar këtë me shkresë u bë shumë muaj. Këshilli bashkiak nuk shkarkon, çon propozimin për shkarkim te Kryeministri. Vetëm propozon. Absolutisht do votojmë pro. Ne e kemi kërkuar që në maj”, theksoi Alimehmeti.  

I pyetur nëse është i gatshëm të garojë përballë socialistes Ogerta Manastirliu për kryetar të Bashkisë Tiranë, ai theksoi se kjo çështje do të diskutohet fillimisht brenda Partisë Demokratike e pastaj do të merret vendim.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?