Kronikë

“Sterlizimi”/ I rëndoi akuzën, Ilir Beqaj kërkon përjashtimin e gjyqtares

9 Janar, 12:12| Përditesimi: 9 Janar, 13:18

  • Share

TIRANE - Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, kërkoi përjashtimin e gjyqtares Floreja Davidhi, nga seanca paraprake për sterilizimin, ku pritet të vendoset për nisjen apo jo të gjykimit me 3 të pandehur, përfshirë ish-zv.ministrin Klodian Rjepaj dhe biznesmenin që fitoi koncesionin e sterilizimit, Ilir Rrapaj.

Kërkesa e Beqajt vjen pak kohë pasi e njëjta gjyqtare vendosi të rëndojë akuzën ndaj ish-ministrit, pranuar edhe nga SPAK, duke e rikualifikuar nga shpërdorim detyre, në vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Avokati kërkoi nga gjyqtarja Davidhi, t’i vinte në dispozicion vendimin e arsyetuar për ndryshimin e akuzës ndaj Beqajt e pikërisht kjo kërkesë, bëri që seanca paraprake për dosjen e “Sterilizimit” të shtyhet për të disatën herë, e të caktohet për më 23 janar.

Me akuzën e re dhe nga hetimet që kanë zbuluar shkelje për koncesionin 10-vjeçar me vlerë 100 milionë euro, Ilir Beqaj, zëvendësi i tij dhe biznesmeni i sterilizimit që akuzohet për vjedhje të rëndë si grup kriminal, rrezikojnë të vuajnë më shumë vite burg, në rast se shpallen fajtor.

S.G/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?