Ilir Daja, trajneri i Ballkanit

Ilir Daja: Jam i kënaqur me barazimin edhe pse Ballkani meritoi tri pikë

9 Nëntor 2023, 19:24
  • Share


Ballkani barazoi 0-0 me Astanën në grupin C të Conference League në udhëtim, me kampionët e Kosovës që me katër pikë mbajnë për momentin vendin e dytë në grup. Pas pikës së marrë në Kazakistan, Ilir Daja, trajneri i suharekasve tha se të tijtë meritonin fitoren.

"Besoj se meritonim më shumë sepse kemi kontrolluar më shumë topin, në përqindjen më të madhe e kemi diktuar lojën. Kemi pasur shanset tona që po të kishim shënuar do ta kishim fituar lojën. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, sepse ndryshimi i orarit gati 5 orë me Kosovën është e ndjeshme", tha Daja.

 Për të, fitorja do ishte e merituar për vetë rastet që prodhoi loja.

"Bëmë një lojë akoma më të mirë se në Prishtinë edhe pse kishim përballë një ekip të fortë fizikisht dhe taktikisht. Jam i kënaqur edhe me barazimin edhe pse fitorja do të ishte edhe rezultat më i mirë", tregoi tekniku.

Trajneri foli edhe për pritshmëritë, duke shtuar se kërkojnë kalimin e grupit, objektiv që u rrënjos pas fitores me Dinamo Zagreb.

"Ne nuk kemi pasur objektiv kalimin e grupit, por kjo pritshmëri është rritur pas fitores me Dinamon. Ne do të vazhdojmë të japim kontributin për ta prezantuar më së miri futbollin e kampionatit të Kosovës dhe pastaj do t’i numërojmë pikët në fund të fazës së grupit", tha Daja nga Astana.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Ilir Daja merr tjetër pikë në Conference League, Ballkani barazon në transfertën me Astanën! Fitojnë Legia, Frankfurt e Fiorentina


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?