Ballkani është kampioni i Superligës në futbollin e Kosovës për sezonin 2022-23. Një javë para fundit të sezonit, suharekasit e drejtuar nga Ilir Daja kanë siguruar matematikisht titullin kampion për vitin e dytë radhazi, duke lënë pas vetes Dritën.
Për javën e 35-të të sezonit, Ballkani fitoi 2-0 në shtëpi me Ferizajn. Për skuadrën e Dajës shënuan Edvin Kuc në minutën e 67 dhe Meriton Korenica në të 77 minutë. Nga ana tjetër, Drita humbi në Gjilan nga miqtë e Malishevës me golin e Sobouale në minutën e 56-të dhe kësisoj i "lëshon" titullin Ballkanit.
Tanimë në sezonin e dytë në krye të Ballkanit, trajneri Ilir Daja i siguron dy titujt e parë kampion Ballkanit. Duket se "Portokallinjtë" kanë nisur të vendosin diktatin në futbollin e Kosovës, duke shpresuar të bëjnë punë të mirë edhe në eliminatoret e Champions League.
Në ndeshjet e tjera të sotme, Dukagjini fitoi 3-1 me Trepçën, teksa Llapi dhe Gjilani barazuan 2-2. Prishtina fitoi 4-1 me Drenicën. Me këta të fundit që janë rrëzuar një kategori më poshtë, gara në javën e fundit do jetë mes Ferizajt dhe Trepçës, për të mësuar skuadrën e dytë që rrëzohet nga kategoria.
Renditja: