PRISHTINË - Trajneri i Ballkanit në Kosovë, Ilir Daja është shpallur trajner i vitit nga Federata e Futbollit të Kosovës. Ceremonia e shpalljes së më të mirëve është mbajtur në Prishtinë mbrëmjen e së dielës.
Daja udhëhoqi Ballkanin drejt titullit kampion, ndërsa me ekipin nga Theranda u paraqit edhe në fazën e grupeve të Conference League për vitin e dytë radhazi.
“Ndihem i nderuar, do ta ndaj këtë titull me lojtarët e mi, presidentin Arsim Kabashi dhe bashkëpunëtorët e mi. Do ta ndajë me të gjithë trajnerët e Kosovës. Jam njëri mes jush, të gjithë japim kontribut për rritjen e futbollit të Kosovës”, ka thënë Daja pas çmimit.