Sali Berisha

Opinion

Ilir Demalia: Fort i (pa) nderuari Sali Berisha, kam një sfidë publike për ty

27 Janar, 19:09| Përditesimi: 27 Janar, 19:28

  • Share

Fort i (pa) nderuari doc/prof Sali Berisha! Duke menduar se mund të denigroni një njeri të lirë.

Pse i gjithë ky mllef? Pse ky shqetësim? Çështë ky panik që u ka kapur doktor Berisha? Sa i lodhur jeni. Hiq e vërë maska dje në komunizëm , shoku sekretar i organizatës bazë të partisë. Vērë i ndrro maska në gjoja demokracinë që solle tij me soje soje tipash që t’u bashkuan me bekimin tënd. Tani je në fund. Retorika të ēshtë bërë bajate. Ata që të vijnë rrotull janë një hordhi që të dalin në ëndërr , se cili prej tyre është Bruti.

Oh plak i lodhur, ti tani as hijen tēnde nuk e tërheq dotë…pesha e zullumeve nuk është thjesht non-grata, është diçka tjetēr, më e rëndë. Dole nga historia si limon i shtrydhur. Liria është atributi i atyre që ushqehen dhe besojnë te liria. Ti nuk je dhe nuk ke qenë kurrë i tillë. Je thjesht produkt dhe vegël e autoritarizmit. Fryma Otomane brenda teje të ka krijuar natën e aluçinacioneve , ashtu si Macbethit. Më dhimsesh o i mjerë. Si u katandise. Pas krahëve të shajnë edhe të tutë.

Nuk është Ilir Demalia problemi yt! Eshtë historia jote e njollosur e cila nuk korrigjohet. Atje në Amerikë kemi një gazetar dhe filozof, Fared Zakaria quhet. Ai shkruan në librin e tij me titullin e bukur: E ardhmja e Lirisë. ” Askush nuk mund ta fshehi të kaluarën e tij”

Kjo ty të djeg, të pērvëlon, da ta fshehësh, retushosh, do tē vdesesh si hero…por nuk je i tillë, as ke qenë hero.

Ndaj strehohu në heshtjen tënde dhe mos e lodh mendjen e luajtur vendit! Kam keqardhje për ty. Nëse do kesh nevojë për një gotë ujë do ta jap në respekt të moshēs, por me ujë…! Shpëlodhu plaku Berisha e nis shkruaj kujtimet para se koha fizike të të thotë, mbarova!

Sa zili më ke shoku sekretari Partisë…sa grotesk je katandisur!

Ke lëshuar një lukuni llumëhedhësish kundër meje të cilët dje ishin veglat qorre të sigurimit tē shtetit, dhe prej vitesh janë brejtësit e demokracisë. Sulmi i tyre më bënë nder. U ka djegur fortë besa fillimi i revolucionit të dinjitetit!

Por e ardhmja është e lirisë!

Ju nuk keni lidhje me të!

P.S Të bëj një sfidë, shkoni dhe merreni në Autoritetin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, dukumentin që nuk keni pasur lidhje me Sigurimin, ti që flet gjithë ditën për spiunë me lukuninë e qen-lehjenajës që ke pas me port-hale dhe rrjete sociale! Unë e kam bërë.

Tani vazhdo sa të duash me taborin e qen-lehjenajës tuaj, se unë nuk merrem më me ju.

Me (pa) respekt

Ilir Demalia

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arberi: 27/01/2025 22:19

    Berisha , o i dashur Ilir , nuk vdes.Ai eshte si rrap shekullor . Eshte i pazevendesueshem.Tamam tipi i nje fshatari te pagedhendur. me mentaĺitet te kulluar komunisto - fshatar.Mbahet ne kembe me zor,por si mban dot pordhet as nga bytha e as nga goja.Diskutimet,fjalimet e tij jane pordhe me rigon.Pas tij eshte Garda e tij e vjeter,te gjithe kriminel si Sala,qe me pordhet e tyre po qelbin dynjane.Populli yne duhet te largohen nga era e keqe qe PD ekzistuese po leshon.Kjo Parti eshte antikombetare.Parti e ndyre qe fatkeqesisht i bashkohen edhe te rinj driteshkurter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?