Për analistin Ilir Demalia, PD është kthyer në një bunker për të ruajtur Sali Berishën dhe familjen e tij.
I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv, Demalia tha se nëse do të zhvilloheshin zgjedhjet sërisht, Berisha do të humbte më thellë se në 11 maj.
‘Ky nuk respekton ato që tha për primaret, si mund të vazhdohet që të punohet me atë njeri, ajo s’është më parti, por është një bunker, për të mbrojtur Berishën. As nuk do të hapet kjo parti dhe as do të ketë demokraci. Nëse zgjedhjet bëhen prap rezultati do të jetë edhe më i thellë, nuk i do më njeri këta’, tha ai.
Sipas tij, Berisha nuk respektojë as primaret, ku më të votuarit i la jashtë listave në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
‘Tabaku dhe Alimehmeti duhet që të largoheshin nga ajo parti, sepse ai bëri primare dhe nuk respektojë rregullat e lojës që ai bëri vet. Ai është një gënjeshtar patologjik dhe i ka bërë vetëm zullume vendit. Ai po nxin Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët duke i quajtur terrorista dhe kartele të drogës. Ai se ka të qartë se çfarë është karteli. Ky thotë terroristë në asnjë fuqi perëndimore Shqipëria nuk konsiderohet si vend terrorist, ai ka urrejtje karshi shqiptarëve’, tha ai.
Ai tha se Berisha është përgjegjësi për tragjedinë e Gërdecit dhe se sipas tij SPAK duhet që të veprojë.
'Krijoi Gërdecin ku vranë 26 vetë dhe pastaj hyn në punë edhe SPAK që nuk merr masa. Edhe pretendojnë këta se do të sjellin demokracinë dhe votën e lirë. Po kush i beson këta’, tha ai.
Mesazhi i Ambasadës së SHBA, për Demalian është një mesazh që uron popullin shqiptar për zgjedhjet, të cilat sipas tij ishin të qeta.
‘Ka mbajtur një qëndrim diplomatik dhe të ekuilibruar dhe s’donte ti jepte Ramës avantazh të madh dhe ju drejtua popullit shqiptar që duhet të vijojmë partneritetin me vendin, amerikanët nuk do të bëjnë partneritetin me mua dhe me ty, por me qeverinë. Është çështje interpretimi që e shfrytëzon opozita. Por ishin zgjedhje të qeta. Ai e di ca ka bërë në '96 me zgjedhjet dhe flet për zgjedhje’, tha ai.
Komente

HARROVE 21 JANARIN DHE 1997....
Përgjigju