Ilir Hashorva shuhet nga COVID-19 në SHBA, flet botuesja: Ironia e fatit, vepra e fundit që përgatiste flet për një pandemi të rëndë!

28 Prill 2020, 17:49| Përditesimi: 28 Prill 2020, 18:07

  • Share

Pandemia COVID 19 godet papritur, duke marrë jetë njerëzish. Prej kësaj pandemie të rëndë humbi jetën në Amerikë dy ditë më parë edhe përkthyesi, intelektuali dhe inxhinieri i shquar Ilir Hashorva.

Irena Toçi, që ka botuar një kolanë me vlera të përkthimeve të tij, shpreh dhimbjen për largimin nga jeta të përkthyesit të njohur

 “Aktualisht ishte në Amerikë. U infektua aty... Ne jemi shumë të trishtuar nga largimi nga jeta i këtij intelektuali par excellence”, Ilir Hashorvës, i cili la pas vetes një korpus të tërë veprash të shkruara nga ai vet, por edhe të përkthyera”, tha botuesja e tha botuesja e “Toena”-s, Irena Toçi.

Ilir Hashorva i pasuroi letrat shqipe me përkthimet e  veprave të mëdha botërore,

 “Midis tyre një përktheu një trilogji kushtuar Gandit, kësaj figure të madhe të njerëzimit. I kushtoi këtyre figurave të mëdha, shtatë monografi të rëndësishme, që i morën pjesën më të madhe të kohës së tij të punës…  Ai ka përgatitur edhe dy biografi të përgatitura me kujdes, kulturë e përkushtim të veçantë prej tij, njëra kushtuar “Nelson Mandela-s” dhe tjetra “Martin Luter King-ut”. Me mjaft përkushtim e përgjegjësi përgatiti ai edhe biografinë e hebreut të mirënjohur Simon Vizental, biografi që u botua më 2015-n, së bashku me librin e vetë Simon Vizentalit “Lulja e diellit”.
Në nder të 75-vjetorit e Çlirimit të Shqipërisë, ai zgjodhi të përkthejë dhe të sjellë në shqip “8 orë nga Anglia” të britanikut Anthony Quale, një dëshmi historike e ndodhive të Luftës së Dytë Botërore, hedhur në botim nga autori menjëherë pas fitores të koalicionit antifashist, me dëshmi autentike dhe të pandikuara nga ngjarje të tjera të mëvonshme, që është një prurje e re në historiografinë shqiptare”
Tha Irena Toçi.…

Kontributi i tij nuk ishte vetëm i një përkthysi në kulturën shqiptare, Ilir Hashorva u kujdes ndër të tjera që të sillte në 500-vjetorin e Heroit të madh Kombëtar, edhe përkthimin e Ali Hashorvës nga italishtja, “Skënderbeu”, shkruar nga Alessadro Cutolo-s

“Ali Hashorva, ishte një figurë tjetër e madhe e kombit shqiptar, e madhe e arsimit shqiptar, por edhe e përkthimit me vepra të rëndësishme të sjella në gjuhën shqipe, midis tyre  “Skënderbeun” e ripunuar nga i biri Iliri, të cilin me ndihëm Institutit Italian të Kulturës e sollëm në një ripunim tjetër me rastin e përvjetorit të madh të Skëndebeut”, tha Toçi

Dhe ndërsa po përgatiste vepra të tjera për botim, ironia e fatit bëri që ai të sillte në shqip veprën që lidhet me një pandemi të rëndë, murtajën në Firencen e 1348-s.

Për hir të ironisë së fatit, ka lidhje me një lloj pandemie të përjetuar në kohën e Boçaçio-s, kur ai edhe shroi “Dekameronin”. “Dekameroni” ka qenë i përkthyer nga i ati, Ali Hashorva. Pra, Ali Hashorva kishet pakthyer pjesën më të madhe të, dhe pjesë të tjera të censuruara, të munguara në këtë libër Iliri i gjeti dhe i përpunoi vet dhe ai gjeti dhe shënimet e të atit, i përpunoi dhe shënimet e të atit dhe “Dekameroni” do të dal këto ditë në nder të përkthyesit Ilir Hashorva dhe të punës së tij të madhe në fushën e përkthimit.", tha botuesja Toçi.    

Ilir Hashorva, djali i mësuesit dhe përkthyesit të njohur Ali Hashorva, ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare nga COVID -19 në Nju Jorkun e largët. Hera e fundit që ishte në Shqipëri, ka qenë Panairi i Librit në nëntorin e vitit që shkoi.  

 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?