Një delegacion i parisë së Tiranës

Ilir Ikonomi: 1920, kur paria e Tiranës i kërkonte amerikanëve të merrnin 'në dorë' Shqipërinë/FOTO

19 Prill 2018, 17:07| Përditesimi: 19 Prill 2018, 17:12

  • Share

Një delegacion i parisë së Tiranës takohet me dy oficerë të Kryqit të Kuq amerikan për t’u kërkuar ndihmë politike, 9 janar 1920.

Kërkesa e tyre? Që mandati për mbikqyrjen e Shqipërisë t’i jepej Amerikës.

Meqenëse Kryqi i Kuq amerikan kishte fituar emër dhe besim në Shqipërinë e asaj kohe, paria e pa të arsyeshme që kërkesa t’i drejtohej kësaj organizate humanitare.

Nuk ishte e para herë që Kryqi i Kuq merrte një kërkesë të tillë.

Në atë kohë, në Konferencën e Paqes në Paris diskutohej mes të tjerash edhe për fatin e Shqipërisë së dobët. Ishte një lojë për territore që luhej nga Italia, Jugosllavia dhe Greqia. Italia kërkonte mandatin e plotë mbi Shqipërinë, ndërsa një ide tjetër ishte copëtimi i vendit mes fqinjëve.

Fatmirësisht, fqinjët nuk ranë dakord mes tyre dhe presidenti amerikan Uillson, tashmë i sëmurë në Uashington, e dënoi në kohë lojën.

Shqipëria shpëtoi për fije.

Gjithsesi, për shumë arsye, qoftë edhe thjesht financiare, nuk bëhej fjalë që Amerika të merrte mandatin mbi Shqipërinë, por kjo dëshirë utopike ishte e përhapur mes disa shqiptarëve në atë kohë. Në favor të saj lobonte edhe misionari Charles Telford Erickson, një amerikan i dashuruar pas Shqipërisë.

Delegacioni në foto përbëhet nga kryetari i bashkisë (i cili nuk duket se ka mbjellë ndonjë pemë), kreu i policisë, hoxha, prifti, një ofiqar që kujdesej për ndihmën ndaj të varfërve dhe një tjetër.

Kryqi i Kuq amerikan shkoi në Shqipëri pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore dhe shërbeu atje dy vjet. Kur iku, i la pajisjet në Shqipëri.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?