Kultura

Ilir Ikonomi vlerësohet me çmimin “At Zef Pllumi” për librin biografik “Fan Noli, rebeli”

22 Prill, 12:55| Përditesimi: 22 Prill, 13:07

  • Share

Studiuesi dhe publicisti Ilir Ikonomi u shpall fitues i çmimit "At Zef Pllumi" për vitin 2025 me librin “Fan Noli, Rebeli”. Konkursi letrar mbështetet nga bashkia e Lezhës ndërsa juria profesioniste e përzgjodhi veprën e Ikonomit mes 25 botimesh, duke e vlerësuar për qasjen origjinale historike dhe hulumtimin e thelluar mbi figurën komplekse të Fan Nolin.

I emocionuar, Ikonomi tha se çmimi “At Zef Pllumi” është një nder i veçantë për të, pasi mban emrin e një prej figurave më të mëdha të kombit.

Shkrimtari Rudolf Marku tha se konkursi letrar është një mënyrë e mirë jo vetëm për të promovuar botimet e reja por dhe për mbajtur të gjallë trashëgiminë e At Zef Pllumit.

“Fan Noli, Rebeli”, trajton periudhën intensive të viteve 1920–1924, kur Fan Noli, nga një figurë fetare dhe idealiste, u shndërrua në një reformator politik. Ikonomi sjell letërkëmbime e dokumente arkivore, të panjohura më parë mbi përfshirjen e Nolit në politikën e brendshme, rolin diplomatik në arenën ndërkombëtare dhe përpjekjen e tij për të ndryshuar Shqipërinë.

R.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?