Ilir Kulla nuk e mohoi dhe as nuk e pohoi se qendron pas lajmit të rremë për ardhjen e mbetjeve toskike nga Italia në Shqipëri, me qëllim nxitjen e revoltave në Shqipëri për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti, gjë që u vërtetua pas hetimeve të drejtësisë italiane.
Para disa kohësh, mediat italiane publikuan një lajm ku thuhej se 1400 konteinerë me mbetje toksike ishin nisur drejt vendit tonë për t’u groposur. Prapa këtij lajmi, që rezultoi të ishte një njoftim i rremë është aluduar se qëndron pikërisht Ilir Kulla. Ai gjatë fjalës në Top Channel nuk e mohoi dhe as nuk e pohoi një gjë të tillë, por tha se do të lejojë njerëzit të flasin, ndërsa ai vetë do të qëndrojë në heshtje.
Denis Dyrnjaja: Dëshiroja t’ju bëja disa pyetje të shpejta, në lidhje me lakimin e emrit tuaj ku ju jeni përfshirë në një lajm të rremë, në raport me lëndë toksike që kanë hyrë në Shqipëri në vitin 2017,a mund të më thoni ç’është kjo çështje?
Ilir Kulla: Unë do të vazhdoj të qëndroj larg reagimeve. Unë nuk mund të ndaloj njerëzit të flasin për mua, as e pretendoj një gjë të tillë. Ju falenderoj që ndryshe nga kolegët tuaj, të cilët kanë shkruar shumë për mua për të marrë opinionin tim, nuk kam ç’të them.
Denis Dyrnjaja: Kjo është një çështje spekulative, sipas jush?
Ilir Kulla: Nuk kam asnjë koment. Unë do të lejoj të gjithë të thonë çfarë të duan, sepse nuk dëshiroj të bëhem pjesë e maskaradës së politikës.
Denis Dyrnjaja: Është një lojë politike, ku ju po përfshiheni rastësisht?
Ilir Kulla: Unë kam shumë kohë që jam në këtë që ju mund ta quani treg politik, mediatik e tjerë. Kur hapen mediat me një sensacion shumë të madh se unë jam mik i Sali Berishës. Unë kam qenë mik me të gjithë, përveç Sali Berishës, me të cilin nuk kam punuar asnjëherë dhe nuk kam qenë mik asnjëherë. Unë nuk do të hyj të bëj me asnjërin as replikë apo koment.
Denis Dyrnjaja: Ky është një interpretim politik, miku i Sali Berishës, Ilir Metës, miku i Edi Ramës diçka tjetër. Po në raport me atë dokument që ka dalë nga ministria?
Ilir Kulla: Shiko i nderuar, unë nuk kam ndërmend të komentoj asgjë. Para disa ditësh vdiq një shkrimtare shumë e nderuar për fëmijë, në moshën 76-vjeç, Shpresa Vreto. E mbaj mend Shpresën kur ishte lufta e Kosovës dhe mbante në shtëpi një djalë të vogël nga Gjakova që kishte humbur të gjithë familjen që quhej Dreni. Kur e takova, iu prezantova dhe ishte i vetmi njeri që nuk më pyeti çfarë e kisha Nehat Kullën apo Pëllumb Kullën.
Denis Dyrnjaja: Ju jeni i hapur nëse kjo çështje hetohet?
Ilir Kulla: Unë nuk kam çfarë të hapem apo të mbyllem. Nëse dikush mendon se kam bërë një gjë, duhet të më thotë mua ke bërë këtë gjë.
Po eshte e vertet se ka sajuar eshte palaco dhe duhet te ndiqet penalisht
PërgjigjuO likja i kullave,po na gjeti belaja me ju liket,sidomos kur bëhu 2(dy)jeni të rrezikshëm,ju të mbroni nga LHL por të vrisni me armë.Sa për atë që nuk flet ç'të thuash,për like mender president ti mbushe gojën tënde me mut,me atë që bëre tani o mbaje në gojë,o përtype e përcille avash avash,hë se është mut i mirë ai është mut me nder presidenti,ca si puna jote për interesa jo vetëm kaq por dhe t'ju q.... Like floriri në b.....ju gati jeni.
PërgjigjuNje foto me dy mu*a
PërgjigjuThone italianet qe kur je i zhytur ne mt deri ne fyt mire eshte te mos flasesh
Përgjigju