Presidenti Ilir Meta ka vijuar sot akuzat në drejtim të ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Ai ka ripërsëritur deklaratën e mbrëmshme duke e akuzuar atë se mbron interesa serbe.
“Kam respekt për partnerët ndërkombëtarë dhe të palëkundur të SHBA dhe i dua se na kanë frymëzuar për liri demokraci dhe jam angazhuar për integrimin e vendit në BE . Shqipëria nuk do të bëhet gazi i botës nesër, se shqiptarët me qytetari do ikin të votojnë për Shqipërinë e Shqiptarëve, nuk impresionohet presidenti nga lobistë që flasin anglisht dhe mendojnë serbisht. Se doli dhe presidenti serb e ndërhyri në zgjedhjet në Shqipëri, duke thënë se sondazhet tregojnë që partitë janë aty aty dhe rrezikon të vijë në pushtet Doktori me Bashën. Shqipëria do të jetë e shqiptarëve”, tha Meta.
Lajmi kryesor:
'Do jem aty për të garantuar ndërrimin e pushtetit', Ilir Meta thyen në mënyrë flagrante heshtjen zgjedhore! Report Tv ndërpret transmetimin e fjalimit
K.T.//ReportTv.al