Syri i Kaltër në Delvinë ishte një nga zonat e nxehta që u përfshi nga flakët e zjarrit gjatë këtyre ditëve të nxehta të gushtit.
U desh ndërhyrja nga ajri me anë të helikopterëve që flakët të mund të viheshin nën kontroll.
Për situatën e rëndë të zjarreve në vend, e sidomos në Syrin e Kaltër, ka reaguar nga paraburgimi edhe ish-Presidenti Ilir Meta.
Në analizën që ai bën, Meta shkon përtej imagjinatës dhe aludon se zjarret në zonën e mbrojtur të Syrit të Kaltër mund të kenë qenë të qëllimshme për t’i hapur rrugë ndërtimeve dhe betonizmit të zonës.
Meta e thotë këtë duke marrë në analizë një deklaratë të ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, disa muaj më parë, kur tha në Parlament se një “pikëz e vogë” në zonën e Manastirit në Sarandë do të jepej për investim strategjik.
Analiza e plotë e Ilir Metës në Facebook:
Srebrenica, Syri i Kaltër dhe ‘pikëzat’ e Rilindjes
Ishin të pabesueshme për mua përmasat e flakëve në pyllin që rrethon dhe hijeshon Syrin e Kaltër, këtë monument natyror unik, që në këtë kohë vizitohet nga mijëra turistë çdo ditë.
E pamundur thashë me vete, që këto flakë apokaliptike po kapin qiellin pikërisht te Syri i Kaltër.
M’u kujtua vizita ime e fundit atje para dy vitesh, te ajo mrekulli natyrore që ka një fuqi magnetizuese në rritje, që përherë të shton padurimin për t’u rikthyer.
Si shumë vizitorë të tjerë edhe unë nuk i rezistova tundimit për t'u zhytur në ujrat e freskëta të Syrit të Kaltër ku bashkë me freskinë e atij uji të bekuar, soditja e atij pylli madhështor dhe shumëshekullor e çon kënaqësinë në zenit.
Çudi sesi mund të shkonin flakët e zjarrit në qiell atje ku jo vetëm në çdo moment ka qindra vizitorë, por edhe shumë personel të policisë private, që nis nga parkingu e ndodhet kudo.
Atje ku çdo ditë mblidhen mijëra euro nga biletat e vizitorëve, atje ku ka edhe plot restorante dhe ambiente shërbimi.
Atje ku ka ujë pa fund dhe sikur vetëm kova me ujë të ishin përdorur nga policia private do ishte fikur zjarri, që në shkëndijën e parë.
Por m’u kujtua edhe “pikëza” e vogël që na tregoi Ministrja Kumbaro te Manastiri i Sarandës, që sot është kthyer në një qytezë betoni.
M’u kujtua edhe flaka që fshiu pak kohë më parë pyllin me pisha në mes të Shëngjinit, ditën për diell, që thonë se u bë për t’i çelur rrugë betonizimit fitimprurës.
Ndërkohë m’u kujtua 15 vite më parë edhe vizita në Srebrenicë në përkujtim të 8 mijë viktimave që u vranë mizorisht nga kriminelët e Karaxhiçit dhe Mlladiçit.
Pas ceremonisë në kthim diskutonim për atë tragjedi të papërshkrueshme që turpëron sot e përgjithmonë, jo vetëm ata që e bënë dhe kombin e tyre, por edhe ata që nuk e parandaluan.
Ndërkohë soditnim pyjet e mrekullueshme të Bosnjës, që janë të pafund dhe të mirëmbajtur me shumë përkujdesje.
Atje çdo pemë ishte e matrikulluar me çdo të dhënë.
Duke diskutuar për këtë përkujdesje të jashtëzakonshme ndaj pyjeve atje, papritur bashkëbiseduesi im tha diçka që u gdhend përgjithmonë në kujtesën time.
Vërtetë ata ishin kriminelë dhe vranë mijëra njerëz, por nuk prenë asnjë pemë dhe nuk dogjën asnjë pyll.
Ndërsa “Rilindja” këtu ka zgjedhur prej kohësh jo vetëm t’i përzërë njerëzit nga vendi i tyre e sidomos zonat rurale, por edhe atyre të paktëve që kanë mbetur t’ua shtojë vuajtjet dhe dëmet siç po ndodh edhe këtë vit ku asnjë politikë parandaluese nuk u ndoq e jo më të shpallej Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore.
Si mund të pritet përgjegjshmëri nga një Kryeministër i provuar si armik i mjedisit, si shkatërrues i hapësirave të gjelbra dhe publike, armik i zonave të mbrojtura dhe promotor i betonizimit të Tiranës, që sot vetëm për këtë arsye ka një nxehtësi përvëluese disa gradë më shumë dhe po kshtu është kryeqyteti më i ndotur në kontinent.
Ndaj të mos habitemi që flakët që pamë te Syri i Kaltër të jenë në të ardhmen një “pikëz” betoni si ajo e Manastirit të Sarandës.
Komente

E gjete Liro.....
PërgjigjuKa te drejte Meta!
PërgjigjuEdhe pse éshté KRYE HAJDUT dhe KRYE GRABITQAR , nè kètè rast Meta ka té drejtè 100 %
PërgjigjuPo ai e di mire si funksionon, ka perfituar vete nga keto
EDHE KJO MUND TE JETE....RAMA NJIHET SI BETONIZUES....
PërgjigjuNUK KAM DYSHIM FARE QE ZJARRET JA VENE VETE GJEJNE CA DEBILA JU PREMTOJNE QE SDO TI BEJNE GJE DHE BEJNE KETE KATASTROFE PO TI DHIMBESJ SDO KAPARDISEJ ME SYZE E TE BEJ PRAPAGANDE SE NA E KA SHPIF FARE KU I KA ATO KUKUMJACKAT QE I SERVILOSEN PSE NUK JANE NE TARREN APO U LODHEN DUKE MARRE VOTA TANI JU DUHET PAK PUSHIM GJITHCKA ESHTE ME QELLIM EDHE UJIN TIA DERGOJE MOTRA MELONIT SE NA KA NDIHMUAR SHUME MOTRA DUKE NA SJELLE EMIGRANTE SHPERBLIMI TI COJME PAK UJE SE DERDHET KOT I SHKRETI PIKA QE SU BIE SHTET KAMIKAZ QE VETEM SHTET NUK MUND TE QUHENI PO JANI MAFIA NE LUFTE PER TERRITORE PO ISHALLA MALLKIMI I ATYRE KAFSHEVE JU ZENTE E MOS E BOFSHI PIKEN E HAJRIT MIZERJE.