Ilir Meta ka apeluar vendimin e GJKKO-së që refuzoi ndryshimin e masës ‘arrest me burg’ për të.
Më 26 qershor, pas një seance që zgjati afro 4 orë, Gjykata e Posaçme la në fuqi të masën e “arrestit me burg” për ish-presidentin Meta. Mes debatesh me prokurorin Sotir Kllapi, i cili përfaqësonte akuzën në këtë proces, kreu i Partisë së Lirisë pretendoi se akuzat ndaj tij nuk qëndrojnë, ndërsa sa i takon episodeve të korrupsionit, duke pranuar ekzistencën e tyre ia atribuoi të gjitha ish bashkëshortes, Monika Kryemadhi.
Përdorimin e kartave të kreditit të dhëna nga biznesmeni Adrian Shatku, që SPAK e cilëson si mitin në këmbim të akteve të korrupsionit, Ilir Meta thotë se ishin të Monikës, dhe kur e mori vesh ai kërkoi divorcin me të. Për Metën Kryemadhi kishte kryer kështu një shkelje të rëndë të besimit, të ligjit për një politikane me përvojë, por edhe në dëm të kauzave të tij politike.
Komente
