Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka marrë dekoratë nga presidenti i Mongolisë, Ukhnaa Khurelsukh.
Këtë e ka bërë me dije me anë të një postimi në Facebook duke thënë se priti delegacionin e kryesuar nga Kryetari i grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri-Mongoli, Battumur, të cilët po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Tiranë.
“Pranova me kënaqësi dekoratën e lartë të akorduar nga Presidenti i Mongolisë, Ukhnaa Khurelsukh. Takimi ishte shumë miqësor dhe i urova një vizitë të mbarë në ditët në vijim”, shkroi Meta.
Ndërsa është kthyer në politikën aktive si kryetar i PL, Meta duket se po merr vetë dekorata por të mbahet mend si Presidenti i Republikës së Shqipërisë që ka dhënë më shumë dekorata, 276 vetëm brenda 2022.
M.O.T.I.V.A.C.I.O.N.I ????!!!!
PërgjigjuKetij spounit mire eshte ti japesh nonje mut.
Përgjigju