Ilir Meta distancim nga Sali Berisha? Agim Baçi: ‘Non grata’ nga Britania mund të ketë ndikuar

25 Korrik 2022, 18:40| Përditesimi: 25 Korrik 2022, 19:00

  • Share

Ilir Meta mund të ketë një lloj distancimi nga Sali Berisha për shkak se ky i fundit u shpall ‘non grata’ nga Britania e Madhe. Deklaratën e ka bërë publicisti Agim Baçi i ftuar në ‘Kontrast’ në Report Tv.

“Ajo që është e çuditshme tek Ilir Meta nuk është deklarata për opozitën e së nesërmes, por ka një lloj distancimi me PD-në e Berishës. Non-grata e Britanisë së Madhe ka tronditur edhe zotin Sali Berisha, edhe ata që duan të bëjnë koalicion me të”, tha ai.

Sa i përket shkarkimit të dytë të Arben Ahmetajt nga kabinetet e Ramës, Baçi tha se është lëvizje e ‘shahut’ politik.

“Dita e shkarkimit të zotit Ahmetaj mbetet si enigmë edhe për shkak se atij s’i ka dalë emri në mënyrë të drejtpërdrejtë fjala bie tek inceneratorët. Që të thuash për shembull Rama u dorëzua tek SPAK. Në fakt duket më tepër si një lëvizje që i përket shahut politik. Sa u përket inceneratorëve, unë mendoj që është një kauzë shumë e rëndësishme për opozitën, por edhe një çështje e rëndësishme për SPAK. Vetëm se ky I fundit duhet të heqë dorë nga thashethemet, por ta bëjë politikën të heshtë”, vijoi Baçi.

I pyetur nga gazetari Denis Minga nëse, vajtja e zyrtarëve të majtë në SPAK e rrit besimin e publikut tek opozita apo jo, Baçi tha se është detyrë e të gjithë që të bëjnë që të rritet besimi te SPAK,  mirëpo nuk mund të ketë një heshtje ku s’ka asnjë deklaratë për çështje të rëndësishme si prishja e Teatrit e të tjerë.

“Për aq kohë sa nuk funksionon drejtësia, të gjithë ngjajnë si thashethemexhinj. Sa më shpejt të funksionojë SPAK, cilido politikan do ta ketë më të vështirë të akuzojnë. Unë jam për tezën që edhe politikanët që akuzojnë kot duhen marrë në SPAK. Duhet të marrë fund kjo dalldi politike. Nëse del Doktori në një konferencë dhe thotë që mua më akuzojnë pa fakte dhe pastaj sajon një thes me akuza për dike tjetër, kjo nuk bën sens”, tha ndër të tjera gazetari Agim Baçi në Report Tv.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 26/07/2022 03:29

    Agim Baçi,mere me leng se mishi mbaroi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?