Ndërhyrja e dhunshme e Ilir Metës ditët e fundit, me thirrjet për dhunë dhe sidomos përplasja publike me SHBA-në, e ktheu të dielën ndër të tjera, edhe në një referendum pro, ose kundër SHBA-së, dhe kundër, ose pro Ilir Metës.
Dhe duhet theksuar, bëhet fjalë për përplasje me SHBA-në, jo me ambasadoren Yuri Kim, pasi në intervistën e dhënë në televizionin e Berishës, theksoi qartë që SHBA nuk duhet të ndërhyjë në punët e Shqipërisë.
Pra, ai e ka problemin me SHBA-të, jo me ambasadorët amerikanë, me të cilët, me të gjithë ka pasur konflikte.
Kjo përplasje e tij publike me SHBA-në, dy ditë para zgjedhjeve, i ka dhënë një goditje të fortë opozitës, e cila nuk u distancua kundër tij.
Përkundrazi, një ndër këshilltarët e Lulzim Bashës, Martin Henze, që ngjasme paguhet për marrëdhëniet ndërkombëtare, doli hapur krah Ilir Metës, duke sulmuar ambasadoren amerikane.
Kuptohet, Lulzim Basha nuk e ka dashur këtë konflikt të Ilir Metës me SHBA dhe ka qenë kundër përplasjes publike, pasi e kupton fare mirë dëmin që i bën opozitës.
Por, ai nuk e gjeti dot fuqinë që të distancohej nga aleati i tij Meta, nga frika se ky do i mërzitej dhe pastaj LSI nuk do të bënte koalicion me të pas zgjedhjeve, për t’u bërë kryeministër.
Një naivitet që mund t’i kushtojë shtrenjtë, pasi shumë njerëz këtë të dielë, sipas një sondazhi personal, edhe pse të mërzitur me Edi Ramën, kanë dalë të votojnë kundër Ilir Metës, pikërisht për shkak të akteve të tij kamikaze të fundit.
Edhe ky “masiviteti” i votimeve, duket se shkon në këtë drejtim, për shkak të polarizimit të ndjeshëm që i bëri fushatës Ilir Meta, çka ka nxjerrë për të votuar jo vetëm të mërziturit me Ramën, përveç simpatizantëve të PD-LSI, që priteshin, por edhe ata që ndoshta në këto zgjedhje nuk do të votonin Ramën, të shtyrë nga retorika e Ilir Metës, kanë dalë të votojnë pikërisht kundër Metës.
Orët në vijim do ta tregojnë më mirë këtë gjë, por fakt është që Ilir Meta minoi fushatën e ditëve të fundit të PD-së, duke e nxjerrë jashtë loje Lulzim Bashën, me protagonizmin e tij kamikaz.
ti futesh poshte ato 2 gishta,ose futja sales ose lulit po edhe morrizes tende seshte keq. Koke lope vendin ne Recte Shkodres ta kane ber gati amerikanet.
PërgjigjuO gomar je pare ndonje president me pikepamje te majta te votoj me dy gishtat perpjte
Përgjigju