Ilir Meta ka filluar të mbrojë vjedhjet, në emër të patriotizmit

15 Tetor 2020, 19:16| Përditesimi: 15 Tetor 2020, 19:19

  • Share

Ilir Meta ka nisur të mbrohet nga akuzat për shitje të shtetësisë me stilin e Sali Berishës. Sali Berisha e ka zakon që kur ti i ngre një akuzë konkrete, ai vet shpik një akuzë tjetër dhe pastaj përgënjeshtron akuzën që ka shpikur vet.

Tani për shembull Ilir Meta po gjen arsye patriotike për shkeljen flagrante të ligjit të shtetësisë. Në fillim gjeti si arsye terrorizmin.

Kur publikuam skandalin e dhënies së shtetësisë së një futbollisti afrikan jashtë çdo rregulli për Klubin e Tiranës, na akuzoi se sulmonim klubin e Tiranës meqë ishim komunist( Mendo pak Metën antikomunist). Tentoi të fus në këtë histori dhe tifozët e Tiranës dhe drejtuesit halleshumë të Klubit, por ata u penduan shpejt.

Tani që shtypi i ka publikuar një listë me 382 emra që u është dhënë shtetësia me procedurë të jashtëzakonshme si “kontribuues të mëdhenj për shtetin shqiptar”, po përpiqet të gjej një alibi të re. Meqë nga 382 persona, vetëm 3 deri në 4 mund të justifikojnë marrjen e shtetësisë me procedurë të veçantë, pasi të tjerët janë shtetas të Kosovës apo Maqedonisë që nuk i njohin as në katundet e tyre, Ilir Meta po e justifikon këtë shkelje të ligjit, duke i konsideruar ata që kanë marrë shtetësinë si “familjarë të pjesëtarëve të UCK” dhe sipas tij ne që po ua përflasim shtetësinë, po denigrojmë UCK. Në fakt ata më të njohurit e asaj liste janë familje të njohura të Kosovës që kanë bashkëpunuar me serbët, biles dhe familjen e Miloshevicit. Dhe Meta i njeh mirë se i ka pas marrë nga pas në Beograd si sekserë.

Por këtë stil e aplikuar edhe në polemikat me Edi Ramën. Ky i fundit e akuzon se takon skutave njerëz të OFL kurse Meta ankohet publikisht se Rama thotë që ka fol me Ylli Ndroqin kur i ka shkuar OFL.

Në fakt këtë nuk ja ka thënë Rama. Ne kemi shkruar se nëse dëgjon përgjimet e Ilir Metës me Ylli Ndroqin, bindesh që Ilir Meta është pronari real i medies së tij, pasi i dikton kë të marrë në emision, sa lek ti marrë, etj. Por nuk ka thënë njeri që kjo ka ndodhur kur Ndroqit i ka shkuar OFL. Këtë shpikjen e dytë Meta e bën që gjoja të përgënjeshtrojë atë që nuk e përgënjeshtron dot.

Tani të njëjtën gjë bën dhe me këtë trafikun e  shtetësive për të cilat ka shitur vulën e shtetit që i kemi besuar.

Meqë nuk ja doli dot të na fus në sherr me tifozët e Tiranës, përveç Cim Pekës që është tifozi më i shquar si “tirons” i vjetër,  tani ka shpresa ta mbrojnë nga abuzimi i tij “familjarët” e UCK për të cilët sipas tij ka dhënë shtetësi.

E para , ne nuk kemi ndonjë ligj që familjarëve të UCK tu jepet shtetësi shqiptare pa procedurë. Nëse duhet, mund ta bëjmë, por se kemi bërë akoma. Aq më tepër që as në Kosovë nuk është me e qartë se kush është veteran i UCK, pasi kanë dal 60 mijë nga 22 mije qe kane qene, dhe nëse fusim nga 8 familjarë për familje, aq sa ka dhënë Meta shtetësi, Kosova nuk ka më nevojë për liberalizim vizash se marrin pasaporta të Shqipërisë.

Por e vërteta e hidhur aty në atë listë nuk është ndonjë familjarë që ka mbiemër dëshmori, por shumë familjarë që i njoh shumë mirë dhe janë nga ato  familje që janë miq me Karicët e Serbisë që e kanë shoqëruar  Ilir Metën në Beograd, kur e kishte me zell miqësinë mes dy vendeve. Të tjerët janë fëmijë politikanësh dhe fise që i njeh Ramushi meqë është mik me Ilir Metën.

Nuk them se Ilir Meta ka marrë pare për të gjitha, por ka shkelur ligjin për të gjitha rastet. Dhe për këtë duhet të përgjigjet.

Tani këtë përpjekjen për ta futur “në gjak” me ata që kanë marrë pasaporta jashtë logjit të na e lërë ne, se jemi gati ta përballojmë. Se në fund të fundit ata hallexhinj janë dhe kanë paguar për hallin.

Ilir Meta të përballet me ligjin që ka shkelur dhe të paguaj për atë që ka bërë. Dhe të mos nxitoj të nxjerr BibiBlushin sa herë kapet duke vjedhur, se duket sikur ngutet qe po e bën në brekë nga frika.

Komento

Komente

  • Haha: 16/10/2020 17:58

    I ka mbush breket Meta

    Përgjigju
  • Luli: 15/10/2020 20:33

    O mero thual likes te vendos masken

    Përgjigju
    • Bashkia vlore: 15/10/2020 22:00

      Ilir meta eshte trafikant, njeriu me i korruptuar dhe kriminel, nje bajge e funderine qe ka uzurpuar Presidencen. Urgjentisht duhet te behet shembull dhe te shkoje ne burg ky laro.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?