Spiun i ish-Sigurimit? Ilir Meta akses në pjesë të dosjes së I.M. dhe padit 'Autoritetin': Manipuluan, jam borë e bardhë! Reagon Sula: Dokumentet autentike, po presim ndryshimin e ligjit

1 Shtator 2022, 11:44| Përditesimi: 2 Shtator 2022, 14:11

  • Share

TIRANË- Ish-Presidenti i Republikës, aktualisht kreu i Partisë së Lirisë duket se ka gjetur një akses të një pjese të dosjes së ish-sigurimit, që e shënon me inicialet e një spiuni I.M. dhe akuzohet për spiunimin e një shoku të klasës gjatë viteve të diktaturës.  Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Ilir Meta ka bërë kallëzim penal në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës për anëtarët e Autoritetit të Dosjeve. Kjo vjen pasi emri i tij doli në dosje si bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit.

Ish-kreu i shtetit ka bërë kallëzim penal për Gentiana Sulën, Albert Nikollën, Altin Hoxhën, Gjergj Markun dhe Skënder Vrionin me pretendimin se kanë falsifikuar dokumentet shtetërore, kanë bërë falsifikim kompjuterik, kanë falsifikuar vulat, stampat apo formularët, kanë shpërdoruar detyrën, kanë përhapur informata të rreme që ngjallin panik si dhe kanë zbuluar akte ose të dhëna sekrete. Në kallëzimin drejtuar SPAK dhe prokurorisë së Tiranës, kërkon që të bëhet hetim i plotë, objektiv dhe i pavarur brenda një afati sa më të shpejtë.

“Anëtarët e AIDSSH-së, në shpërdorim të pastër të funksionit publik janë kthyer në vegla për të stisur dhe ekzekutuar një sulm politik të shëmtuar me pasoja të rënda edhe për besimin e publikut në institucionet shtetërore dhe funksionimin e shtetit të së drejtës”, shkroi Meta në kallëzim duke shtuar se është i hapur për bashkëpunim në lidhje me hetimet.

Për Metën, anëtarët e Autoritetit të Dosjeve kanë  manipuluar dhe falsifikuar një dosje të vjetër për një person me inicialet I.M, duke ia faturuar atij, në shërbim të shantazhit politik, për llogari të Edi Ramës. 

Ajo që vihet re është se për herë të parë një dokument zyrtar, në këtë rast të kallëzimit penal, kreu i Partisë së Lirisë e formosi me mbiemrin Metaj, siç e ka të regjistruar në gjendjen civile.

Ndërsa në një reagim të shpërndarë për mediat vetë Autoriteti i Dosjeve ka garantuar qytetarët për autenticitetin dhe integritetin e dokumenteve që ka publikuar. Anëtarët e Autoritetit kanë shprehur indinjatën për akuzat e Metës, duke i quajtur dashakeqe dhe fyese. Autoriteti i Dosjeve shprehet se veprimtaria e tyre zbatohet  në akte ligjore, e verifikueshme në çdo kohë. Në fund të reagimit ‘Autoriteti’ thotë se është i bindur se ndryshimet ligjore për shfuqizimin e nenit 29, pika 4 të ligjit nr. 45/2015, i ndryshuar, mbi komisionet “Mezini”-“Bezhani” dhe për ndërhyrje në Kodin Zgjedhor për të rifutur në sitë politikanët e dyshuar si ish bashkëpunëtorë të sigurimit do të sjellim impakt serioz.

Më herët ka reaguar edhe kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla duke i dhënë mesazh prokurorisë të mos bëhet rëra ku Ilir Meta të fshehë kokën si struci në pafundësi. Gjithashtu ngre pyetjen përse Meta nuk kërkon hapjen e dosjes së tij.

Kujtojmë se Report Tv ka siguruar dokumentin ekskluziv të Autoritetit të Dosjeve, që zbulon se Ilir Meta është politikani i lartë i shtetit që ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, që përmendet në dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit. Në dokumentin të Autoritetit të Dosjeve të siguruar nga Report Tv thuhet se ish-presidenti Meta rezulton bashkëpunëtor i Sigurimit të shtetit dhe nëse verifikimi i Metës do të bëhej sot certifikata e pastërtisë së tij do të ishte ndryshe. Autoriteti i Dosjeve i kërkon Kuvendit të Shqipërisë që të verifikohen politikanët që dolën në të pastër në Komisionet në vitet '90. Autoriteti i Dosjeve, me qëllim që situata të tilla të mos përsëriten më, kërkojnë miratimin e propozimit për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë.

Autoriteti i Dosjeve i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë që të verifikohen politikanët që dolën në të pastër në Komisionet në vitet '90, me qëllim që situata të tilla të mos përsëriten më. Në shkresën dërguar parlamentit, Autoriteti shpjegon se rasti i fundit i zotit Meta, por dhe të tjera të ngjashme, për figura po ashtu të rëndësishme, e shtynë atë, që për të disatën herë, t’i kërkojë ligjvënësve disa ndryshime ligjore, për të hequr pengesën që kush ka certifikatë pastërtie nga komisionet e mëparshme, të mund të verifikohet sërish, si dhe përfshirjen e parashikimit ligjor që për të zgjedhurit të bëhet i detyrueshëm verifikimi për lidhjet me ish Sigurimin që në momentin që ata kandidojnë, dhe atyre t’u ndalohet pjesëmarrja në garë nëse rezultojnë të kenë bashkëpunuar me strukturat e diktaturës.

Socialistët kanë bërë gati draftin për ta dorëzuar në Kuvend, për të eliminuar të gjitha pengesat ligjore që i mohonin Autoritetit të Dosjeve të drejtën për të verifikuar politikanët që më herët janë pajisur me certifikatën e pastërtisë së figurës nga komisionet Mezini-Bezhani në vitet ’90. Kush prej tyre faktohet nga Autoriteti i Dosjeve se rezulton në dokumentet e krijuara të ish-Sigurimit të Shtetit, do i ndalohet e drejta për të kandiduar për t’u zgjedhur me votë qytetare për deputetë a kryetar bashkie, apo edhe për tu emëruar në detyra shtetërore. Kështu, përveç ligjit “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentat e ish Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialistë të Shqipërisë” do duhet të ndërhyhet edhe në Kodin Zgjedhor.

Kallzimi penal

Ora 18:47
Blushi: Autoriteti i Dosjeve, si Portal shtesë i Kryeministrit dhe i Bashkisë së Tiranës

Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, ka reaguar sërish duke listuar shkeljet e bëra sipas tij nga Autoriteti i Dosjeve. Këtë të fundit, Blushi e ka konsideruar si një portal zyrtar që është në funksion të qeverisë së Edi Ramës dhe Bashkisë së Tiranës.

“Autoriteti Manipulimit të Dosjeve vazhdon të shërbejë si Portal shtesë i Kryeministrit dhe i Bashkisë së Tiranës. Garancitë e integritetit të Autoritetit të Manipulimit të Dosjeve janë nën nivelin e e-mail anonim që i vuri në lëvizje urgjente. Veprat penale janë aty dhe deri tani janë 6 të tilla. Anëtarët e Autoritetit të Manipulimit të Dosjeve janë sot nën akuzë penale për dhunimin e ligjit, manipulimin e të vërtetës, të cilën e dinë shumë mirë, por e kanë falsifikuar dhe shtrembëruar në shërbim të urdhrit të Edi Ramës dhe qëllimeve të tij politike.

Propaganda nuk i shpëton dot anëtarët e Autoritetit të Manipulimit të Dosjeve por vetëm sa jua rëndon akoma më shumë situatën secilit prej tyre, që ndërmori hapin e gabuar të shkeljes flagrante të ligjit. Akuzat janë asgjesuese dhe të pakapërcyeshme dhe shpjegimet këta anetarë manipulatorë dhe të përdorur do t'i japin deri në fund para drejtësisë. Për t'ju kthjelluar edhe njëherë se me çfarë përgjegjësish të rënda do të përballen, po jua kujtojmë shkeljet dhe dhunimet e ligjit që kanë bërë:

Anëtarët e AIDSSH: Kanë kryer shkelje Flagrante të Ligjit të tyre Funksional. Kanë shkelur Parimet e Funksionimit të tyre. Nenit 29/4: Ku shprehet se Personat e Verifikuar ne Komisionet e meparshme, nuk verifikohen me. Gjithashtu, Autoriteti i Dosjeve ka shkelur edhe parimin e njohur kushtetues “Parimi i Sigurisë Juridike”. Autoriteti i Dosjeve, pa asnjë kërkesë nga ndonjë Institucion Kushtetues (siç e përcakton ligji funksional), por duke marrë “urdhër” nga një “denoncim anonim”, nis procesin e riverifikimit të një figure publike ish – Presidenti i Republikës (figura më e lartë në hierarkinë e shtetit deri 24 orë përpara verifikimit të AIDSSH) dhe nxjerr “konkluzione shteruese” pa kryer kurrfarë hetimi objektiv, duke marrë plot 7 vendime në 24 orë, kur më e pakta me procedurë normale do duheshin 6 muaj. Në rastin konkret, Ilir Rexhep Metaj, ishte hetuar nga 2 komisionet Mezini-Bezhani, dhe nga vetë AIDSSH në vitin 2017.

Në Mënyrë të paligjshme vetë Autoriteti ka punuar dhe ka nxjerrë të dhëna dhe konkluzione, në kundërshtim të hapur me ligjin, mbi një dosje të pa deklasifikuar. Ka arritur në konkluzione “shteruese” të manipuluara dhe të falsifikuara, duke lidhur me dashje emrin e Ish-Presidentit Ilir. Metaj pa pasur asnjë material, dosje, indicie, të provuar ligjërisht që figuron si bashkëpunëtor, i favorizuar, apo i prekur, në raport me organet e ish- Sigurimit të Shtetit. Autoriteti, ka prodhuar gjeneralitete të rreme për qëllime të pastra politike. Sepse, në asnjë rast dhe në asnjë dokument, edhe të fallsifikuar, pjesë e dosjes së shtetasit F.T., nuk ekzistojnë gjeneralitetet Ilir Rexhep Metaj.

Vetë Autoriteti në mënyrë skandaloze, përveçse ka vepruar në kundërshtim të plotë me ligjin, bën cuditërisht propozime edhe për Kodin Zgjedhor. Gjithë këto gjoja ndryshime ligjore, AIDSSH kërkon ti përdorë si alibi, për të justifikuar veprimet flagrante të paligjshme, të kryera sipas skenarit mafioz-politik kundër ish-Presidentit Meta, sot Kryetar i Partisë së Lirisë. Gjithçka nisi nga një e-mail gjoja anonim, sepse ka qenë email me regji, i nisur vetëm 24 orë pas përfundimit të detyrës time si President i Republikës. U hetua për 24 orë dhe duke shkelur cdo parim, cdo gjë, u arrit në konkluzione shteruese se I.M na ishte ish-Presidenti i Republikës.

Pra, AIDSSH, paska hetuar bazuar mbi një email anonim, në kundërshtim të hapur me ligjin, dhe për 24 orë ka konkluduar se bëhej fjalë për z. Ilir Metaj, ish-President i Republikës, pa pasur asnjë dokument, fakt, provë, të dhënë, apo indicie, që mund të lidhë figurën e z. Ilir Rexhep Metaj, me një nga kategoritë e cituara në ligj si bashkëpunëtor, i favorizuar, apo i prekur nga sigurimi i shteti”, thuhet në reagim.

Ora 17:44
Padia e Metës, reagon Autoriteti i Dosjeve: Aludime dashakeqe dhe fyese! Garantojmë autenticitetin e dokumenteve

 

Autoriteti i Dosjeve ka reaguar pas padisë që ka bërë sot në Prokurori kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në reagim thuhet se akuzat e ish=Presidentit janë dashakeqe dhe fyese, ndërkohë që Autoriteti thotë se detyrën do ta kryejmë detyrën me integritet dhe jashtë ndikimit politik

“Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit u njoh nëpërmjet medias, me kallëzimin penal të bërë ndaj anëtarëve të tij, mbi vendimmarrjen e datës 26 korrik 2022 e në vijim, akuza që i gjen të pabazuara e dashakeqe ndaj institucionit dhe fyese për dinjitetin e secilit prej anëtarëve.

Autoriteti është i hapur të bashkëpunojë me institucionet ligjzbatuese e të gjithë të interesuarit, dhe fton institucionet të kryejnë detyrën mbi materialet që administron me ligj, që prej krijimit të tij.

Autoriteti garanton publikun për kryerje me integritet, përgjegjësi profesionale dhe jashtë ndikimit politik të veprimtarisë së tij për ushtrimin e së drejtës nga çdo i interesuar për informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, nëpërmjet një procesi demokratik dhe transparent, mbrojtjes së personalitetit të individit, si dhe unitetit e pajtimit kombëtar.

Çdo veprimtari e Autoritetit është e bazuar në akte ligjore dhe nënligjore, në vendimmarrje kolegjiale, e shoqëruar me dokumentacion të protokolluar, lehtësisht e verifikueshme në çdo kohë.

Autoriteti administron dokumentacion arkivor në bazë të ligjit nr.45/2015 i ndryshuar, ligjit për arkivat dhe ligjit për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror”. Në të gjitha rastet, ndiqet  procedura e mirëpërcaktuar e deklasifikimit -  sipas VKM nr. 662/2017 “Për miratimin e rregullores për deklasifikimin dhe zhvlerësimin e informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror”, - që dokumentohet imtësisht, hap pas hapi me shkresa përcjellëse, bibliografia e së cilës publikohet në faqen zyrtare të institucionit, në Fletoren Zyrtare dhe nga DSIK, institucioni i specializuar për sekretin shtetëror.

Autoriteti siguron qytetarët shqiptarë për standardin maksimal të sigurisë së dokumentacionit të administruar prej tij. Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit trajtohen në zonat e sigurisë dhe vetëm nga personat e autorizuar sipas ligjit, ku respektohen të gjitha procedurat që kanë të bëjnë me protokollin e hyrje/daljeve në mjediset e arkivit; kontrollin e ambienteve ku ruhen dokumentet; dhënien për shfrytëzim të dokumenteve arkivore; regjistrimin në regjistrat përkatës duke evidentuar të dhënat e dokumenteve të shërbyera; punonjësin që i merr, si dhe kohën e marrjes dhe kthimit të dokumenteve, në zbatim të legjislacionit në fuqi për informacionin e klasifikuar dhe sigurinë fizike; sigurimin e kontrollit mbi hyrjen dhe daljen nga hapësirat zyrtare për qëllime sigurie, me kamera sigurie, të cilat monitorojnë çdo mjedis 24 orë, në shtatë ditë të javës.

Autoriteti garanton autenticitetin dhe integritetin e çdo dokumenti. Materialet arkivore vihen në dispozicion, në zbatim të ligjit nr.45/2015 i ndryshuar, duke mbrojtur të dhënat personale. Versioni origjinal ruhet në arkivin e Autoritetit.

Autoriteti është i bindur në vlerën dhe impaktin publik të ndryshimeve ligjore, të paraqitura e kërkuara në mënyrë të përsëritur Kuvendit të Shqipërisë, (në nëntor 2018, shkurt 2020, korrik 2022) për shfuqizimin e nenit 29, pika 4 të ligjit nr. 45/2015, i ndryshuar, mbi komisionet “Mezini”-“Bezhani” dhe për ndërhyrje në Kodin Zgjedhor, për angazhim gjithëpërfshirës të subjekteve politike, për zbatimin e nenit 30 të ligjit 45/2015, i ndryshuar”, thuhet në reagim.

Ora 15:03
VIDEO/ E keni takuar Berishën? Meta: Kemi një kimi të mrekullueshme edhe kur s’takohemi jemi online

 

I pyetur nëse e ka takuar Berishën, Meta është përgjigjur se me të ka një kimi të mrekullueshme.

‘Me zotin Berisha kemi një kimi të mrekullueshme kështu që s’takohemi s’takohemi jemi online.’- tha Berisha.  

Ora 14:50
Denoncimi për Autoritetin e Dosjeve/ Meta: Kanë konsumuar 6 vepra penale! Në dosje duket qartë se spiuni nuk është ‘Ilir Meta’

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë për mediat, ka publikuar pjesë nga denoncimi i tij për Autoritetin e Dosjeve. Meta ka akuzuar anëtarët e Autoritetet të Dosjeve për 6 vepra penale pasi sipas tij kanë bërë shpërdorim të pastër të funksionit publik, u bënë vepra të verbra për sulm politik me pasoja të rënda në besimin e publikut. Meta ka thënë se Autporiteti kanë shkelur sigurinë juridike dhe kanë nisur një hetim mbi bazën e një urdhri që ka ardhur nga një denoncim anonim elektronik dhe me këtë kanë nisur procesin e verifikimit të një personi publik, që vetëm 24 orë më parë ishte Presidenti i Republikës. Meta tha se Autoriteti dosjeve ka marrë plot 7 vendime për 24 orë që sipas tij në një kohë kur do i duheshin 6 muaj. Meta tha se Autoriteti i dosjeve lidhi me dashje emrin e ish-presidentit Ilir Meta duke mos pasur asnjë provë, ka prodhuar gjeneralitete të rreme për qëllime të pastra politike. Sipas tijn Në asnjë rast

Deklarata e plotë e Metës

Sot, kam depozituar pranë organeve të drejtësisë kallëzimin penal ndaj anëtarëve të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, lidhur me shkeljet flagrante dhe të qëllimshme, të ligjit nga ana e tyre, në shërbim të verbër të sulmeve politike të kryeministrit Edi Rama lidhur me mua si ish-President I Republikës, dhe Kryetar i Partisë së Lirisë, forca e dytë opozitare në vend.

Anëtarët e AIDSSH kanë konsumuar të paktën 6 vepra penale, të cilat janë:

1.            Shpërdorim Detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

2.            Falsifikim i Dokumenteve shtetërore, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal;

3.            Falsifikimi kompjuterik, parashikuar nga neni 186/a i Kodit Penal;

4.            Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal;

5.            Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik, parashikuar nga neni 267 i Kodit Penal;

6.            Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete, parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal;   të kryera në bashkëpunim.

Anëtarët e AIDSSH:

1. Kanë kryer shkelje Flagrante të Ligjit të tyre Funksional.  Kanë shkelur Parimet e Funksionimit të tyre. Nenit 29/4: Ku shprehet se Personat e Verifikuar ne Komisionet e meparshme, nuk verifikohen me. Gjithashtu, Autoriteti i Dosjeve ka shkelur edhe parimin e njohur kushtetues  “Parimi i Sigurisë Juridike”.

Autoriteti i Dosjeve, pa asnjë kërkesë nga ndonjë Institucion Kushtetues (siç e përcakton ligji funksional), por duke marrë “urdhër” nga një “denoncim anonim”, nis procesin e riverifikimit të një figure publike ish – Presidenti i Republikës (figura më e lartë në hierarkinë e shtetit deri 24 orë përpara verifikimit të AIDSSH) dhe nxjerr “konkluzione shteruese” pa kryer kurrfarë hetimi objektiv, duke marrë plot 7 vendime në 24 orë, kur më e pakta me procedurë normale do duheshin 6 muaj.

Në rastin konkret, Ilir Rexhep Metaj, ishte hetuar nga 2 komisionet Mezini-Bezhani, dhe nga vetë AIDSSH në vitin 2017.

2. Në Mënyrë të paligjshme vetë Autoriteti ka punuar dhe ka nxjerrë të dhëna dhe konkluzione, në kundërshtim të hapur me ligjin, mbi një dosje të pa deklasifikuar.

3. Ka arritur në konkluzione “shteruese” të manipuluara dhe të falsifikuara, duke lidhur me dashje emrin e Ish-Presidentit Ilir Metaj pa pasur asnjë material, dosje, indicie, të provuar ligjërisht që figuron si bashkëpunëtor, i favorizuar, apo i prekur, në raport me organet e ish- Sigurimit të Shtetit.

Autoriteti, ka prodhuar gjeneralitete të rreme për qëllime të pastra politike.

Sepse, në asnjë rast dhe në asnjë dokument, edhe të falsifikuar, pjesë e dosjes së shtetasit F.T., nuk ekzistojnë gjeneralitetet Ilir Rexhep Metaj.

4. Vetë autoriteti në mënyrë skandaloze, përveçse ka vepruar në kundërshtim të plotë me ligjin, bën çuditërisht propozime edhe për Kodin Zgjedhor.

Gjithë këto gjoja ndryshime ligjore, AIDSSH kërkon ti përdorë si alibi, për të justifikuar veprimet flagrante të paligjshme, të kryera sipas skenarit mafioz-politik kundër ish-Presidentit Meta, sot Kryetar i Partisë së Lirisë.

5. Gjithçka nisi nga një e-mail gjoja anonim, sepse ka qenë email me regji, i nisur vetëm 24 orë pas përfundimit të detyrës time si President i Republikës.

U hetua për 24 orë dhe duke shkelur çdo parim, çdo gjë, u arrit në konkluzione shteruese se I.M na ishte ish-Presidenti i Republikës.

Pra, AIDSSH, paska hetuar bazuar mbi një email anonim, në kundërshtim të hapur me ligjin, dhe për 24 orë ka konkluduar se bëhej fjalë për z. Ilir Metaj, ish-President I Republikës, pa pasur asnjë dokument, fakt, provë, të dhënë, apo indicie, që mund të lidhë figurën e z. Ilir Rexhep Metaj, me një nga kategoritë e cituara në ligj si bashkëpunëtor, i favorizuar, apo i prekur nga sigurimi i shtetit.

Në deklarimet autentike me shkrim dore të shtetasit F.T., të datës 9 Mars 1990, dhe që janë deklarime pjesë e dosjes në ngarkim të këtij personi, ai shprehet qartë se ka komunikuar vetëm me dy persona për arratisjen e tij, I.M dhe A.Z, shokë fakulteti dhe konvikti me të.

Në deklaratën me shkrim dore të shtetasit F.T. në datë 9 Mars 1990, bërë përpara sigurimit të shtetit, nën presion, pasi i kishin vendosur përpara edhe denoncimin e I.M., edhe përgjimet me Teknikë Operative të bëra prej tij, rezulton se vetë F.T ka deklaruar se:

i)             Personat e vetëm që ka biseduar për arratisje jashtë shtetit janë shokët e tij të konviktit I.M. dhe A. Z.; në asnjë rresht apo paragraf të kësaj deklarate autentike nuk përmendet asnjë Ilir Metaj (as Ilir Rexhep Metaj dhe as Ilir Mero Metaj);

ii)            Më konkretisht në një nga këto biseda, siç deklarohet në faqen 2 të deklaratës autentike me shkrim dore citohet se: “bisedat e tjera që bëja me I.M qoftë edhe me A.Z. lidhur me ushtarin që do të më ndihmonte, që do të më ndihmonte për t’u arratisur nga Saranda e të tjera, këto më shumë si biseda i bëja për t’i mbushur mendjen I.M dhe A.Z…”.

Në faqen “3” paragrafi “III” të dokumentit të prodhuar nga Sigurimi i Shtetit, qartazi i manipuluar dhe falsifikuar, citohet se:

“Nga informacioni i T.O. dt. 2.3.1989 del se objekti F.T. i shprehet denoncuesit Ilir Metaj ndër të tjera se: Kur denoncuesi e pyet nëse ka biseduar me ushtarin e Sarandës, objekti thotë: “…unë e di që atëherë.. por ai nuk e di muhabetin fare për atë punë.. ai tha që të arratisemi, të ikim. Po ka besë ai….”.   

Nga verifikimi i përmbajtjes së deklaratës autentike me shkrim dore të shtetasit Filip Talo, të datës 09 Mars 1990, provohet në mënyrë shteruese se personat e vetëm që F.T. ka bërë biseda arratisje jashtë shtetit janë I.M dhe A.Z.

Dhe pikërisht biseda për “ushtarin e Sarandës” nga deklarimi i tij rezulton e qartë se është bërë me I.M. Ky citim, pra përfshirja e emrit “Ilir Metaj” në këtë paragraf është qartazi një falsifikim flagrant.

Me veprimet e tyre të kundraligjshme si:

a)            Publikimi i shkresës së AIDSSH nr.1279/1 prot., datë 26.07.2022, drejtuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në të gjitha mediat dhe gazetat kombëtare shqiptare, në një kohë që përmbajtja e dosjes ishte e klasifikuar;

b)            Cilësimi i ish-Presidentit të Republikës Ilir Metaj si person i lidhur me ish- Sigurimin e Shtetit, pa asnjë fakt, prove apo hetim objektiv;

c)            Publikimi në faqen zyrtare në rrjetin social në datë 26.07.2022, i njoftimit për verifikimin e figurës së shtetasit I.M., duke aluduar se inicialet i përkasin një personazhi me profil të lartë politik;

anëtarët e AIDSSH kanë përhapur qëllimisht informata të rreme në publik, me qëllim ngjalljen e një situate paniku dhe pasigurie te shtetasit shqiptarë.

Pjesë e skenarit mafioz politik ishte qartazi dhe Kuvendi i Shqipërisë, kuvend i njohur si falsifikator dhe manipulator, dhe i kallëzuar në SPAK për dokumentat e manipuluara të dërguara në Gjykatën Kushtetuese, dhe falsifikimit të firmës së ish-Kryetarit Gramoz Ruci, në rastin e kërkesës për shkarkim të Presidentit Meta drejtuar Gjykatës Kushtetuese. (Kallëzimi nr. 563, datë 9 Shkurt 2022)

Kuvendi, në mënyrë të përsëritur përfshihet në skenarët destabilizuese të urdhëruara nga kryeministri Edi Rama, ku në rastin konkret, ka marrë në shqyrtim raporte të tilla krejtësisht të paligjshme, e për më shumë, i ka komunikuar edhe në media, në shërbim të skenarit mafioz politik.

Më konkretisht, publikimi i shkresës së AIDSSH-së me nr. 1279/1 prot., datë 26.07.2022, është bërë ndërsa ajo përmbante të dhëna të padeklasifikuara, drejtuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në të gjitha mediat dhe gazetat kombëtare shqiptare.

Për më tepër, duhet marrë në konsideratë fakti se dosja është deklasifikuar 3 ditë më pas, në datë 29.07.2022, me Vendimin e AIDSSH-së nr. 324, pra pasi ishin publikuar të dhënat e klasifikuara të dosjes.

Anëtarët e AIDSSH pa asnjë dyshim që kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale të “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete” parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal.  Referuar nenit 25 të Kodit Penal, ku parashikohet se “Bashkëpunim quhet kryerja e veprës penale nga dy ose më shumë persona me marrëveshje ndërmjet tyre.”, ju bëj me dije se të gjitha veprat e kallëzuara janë kryer në bashkëpunim të anëtarëve të AIDSSH me njëri-tjetrin.

Është detyrim ligjor i pashmangshëm që organet e hetimit, të administrojnë:

-Regjistrin e hyrje-daljeve në fondin arkivor të Autoritetit.

-Regjistrin e shfrytëzimit të dokumenteve. Në këtë regjistër të verifikohet se kur janë kërkuar, zhvendosur e shfrytëzuar dosjet për subjektin F.T.

-Procesverbalin/et e mbledhjeve të bordit të AIDSSH për rastin në fjalë që ka të bëjë me vendimin për të informuar Kuvendin si dhe çdo lloj diskutimi apo vendimmarrje që lidhet me subjektin F.T.

- Të administrohet edhe varianti audio i këtyre mbledhjeve.

-Administrimin e tabulateve telefonike dhe çdo komunikim tjetër elektronik të anëtarëve të AIDSSH përpara, gjatë dhe pasi kanë marrë denoncimin “anonim” elektronik.

Ajo çfarë i kam kërkuar organeve të drejtësisë është hetimi i plotë, objektiv, dhe mbi të gjitha i PAVARUR, dhe brenda një afati sa më të shpejtë i të gjitha veprave penale të konsumuara nga anëtarët e AIDSSH-së, që në shpërdorim të pastër të funksionit publik, janë kthyer në vegla të verbra për të stisur dhe ekzekutuar një sulm politik të shëmtuar, me pasoja të rënda për besimin e publikut në institucionet shtetërore dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.

Dhe si përfundim, i kam kërkuar drejtësisë:

1)            Regjistrimin e Procedimit Penal në ngarkim të të kallëzuarve:

2)            Regjistrimin e emrit të të kallëzuarve në regjistrin e njoftimeve të veprave penale;

3)            Marrjen e masës së sigurimit, pezullimin e ushtrimit të detyrës për të kallëzuarit.

Ora 12:55
Meta kallëzon Autoritetin e Dosjeve, reagon Balla: Uroj që prokuroria të mos bëhet rëra ku Ilir Meta të fshehë kokën si struci në pafundësi

1661165277_Sequence03.00554314.Still046.jpg

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas kallëzimit nga Ilir Meta të Autoritetit të Dosjeve. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla i sygjeron Anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve që vijnë nga familje të persekutuara prej regjimit komunist dhe që sot janë kallzuar nga Ilir Meta si falsifikatorë dhe si vegla të pushtetit ta marrin këtë zhvillim si ilustrimin e asaj shprehjes: Historia ndodh si tragjedi dhe përsëritet si komedi! 

Sipas Ballës të gjithë anëtarët e Autoritetit dhe kryetarja e tij zonja Genta Sula kanë të gjithë respektin e mbështetjen tonë në punën e tyre. 
“Shantazhi absurd i Ilir Metës ndaj tyre është një tjetër arsye për të dyshuar fort se spiuni I.M nuk është askush tjetër, po pikërisht ai që tanimë mendon gjithë Shqipëria”, shkruan Balla. 

Gjithashtu Balla shkruan: “Uroj që prokuroria të mos bëhet rëra ku Ilir Meta të fshehë kokën si struci në pafundësi, po të respektojë ligjin, institucionet dhe të drejtat e detyrat e drejtuesve të tyre”. 

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve që vijnë nga familje të persekutuara prej regjimit komunist dhe sot janë kallzuar nga Ilir Meta si falsifikatorë dhe si vegla të pushtetit, ju sugjeroj miqësisht ta marrin këtë zhvillim si ilustrimin e asaj shprehjes: Historia ndodh si tragjedi dhe përsëritet si komedi! 

Të gjithë anëtarët e Autoritetit dhe kryetarja e tij zonja Genta Sula kanë të gjithë respektin e mbështetjen tonë në punën e tyre. Shantazhi absurd i Ilir Metës ndaj tyre është një tjetër arsye për të dyshuar fort se spiuni I.M nuk është askush tjetër, po pikërisht ai që tanimë mendon gjithë Shqipëria. 

Uroj që prokuroria të mos bëhet rëra ku Ilir Meta të fshehë kokën si struci në pafundësi, po të respektojë ligjin, institucionet dhe të drejtat e detyrat e drejtuesve të tyre. 

Ndërsa Ilir Meta që s'po le gjë pa bërë, pse dreqin s'po e bën gjënë më të thjeshtë në botë: Kërkesën për hapjen e dosjes së tij! Apo është peng i spiunit I.M?

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ljon: 02/09/2022 09:00

    edhe ky qenka akullore si Gjushi.Cfare behet po te jete ky akullore ,i bardhe si bora imagjinoni si do jene te tjeret qe kane pare hallet e veta

    Përgjigju
  • Iris: 02/09/2022 01:56

    Sigurimi duhet te kete patur doc.ku hollesite nuk mbeten vetem tek ID bazike.Nese dalin te dhena te tjera shtese qe i perkasin vetem Ilir Rexhep Metaj ne fjale dhe asnje Ilir Rexhep Metaj tjeter,fati i Likes eshte vulosur.

    Përgjigju
  • Fadili: 02/09/2022 00:00

    Verini lakun derrit

    Përgjigju
  • Tos Nano: 01/09/2022 23:43

    Po na del edhe ky i pafajshem si une. Te isha une ne vend te tij do i kerkoja edhe demshperblim.

    Përgjigju
  • Populli: 01/09/2022 22:00

    Po nuk hengre hudhra nuk te bie goja ere.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 01/09/2022 19:16

    O lilomicsokoliavnirustemiKOKËPALARË. PO TI MOR HORR I NEVERITSHEM KE FIRMOSUR AKTE TE RENDESISHME SI KRYEMINISTER, KRYETAR KUVENDI DHE PRESIDENT ME EMRIN Ilir Meta,kur me Gjendje Civile e ke Ilir Metaj. Mashtrues,kriminel,vrases ordiner. Ty duhet te te mbyllesh me kafaz e te te bështyje këlbazën tere Shqiptaret e Botes.

    Përgjigju
  • Qosja: 01/09/2022 19:00

    Po kjo gruaja e multimiliarderit mafjoz cfare do qe del e ben si e ndershme...

    Përgjigju
  • Xen Gërdeci: 01/09/2022 18:53

    O Like ziu,që ti je spiun,kjo është më se e vërtetë,atë çorbë e ke ngrenë,do s'do tani do t'a vjellësh tërë jetën... po nejse kjo është puna jote o spiun , po unë kam merakun e atyre të dekoruarve se ti mashalla nuk ndave dhe pak dekorata deri dhe qentë e Sharrit e të shelegurit veçse ato ata tani si mbajnë dot se do ju thonë dekorata spiuni,e dyta gjeneralitet e tua janë të rreme,gjëndja civile Metaj,ti Meta,në dekoratë,dhe një merak kam unë Like ligjërisht ti duhet t'i kthesh shtetit pagën që ke marrë për 30 vjet,përfshi dhe gjithë përfitimet e tjera pasi je paguar (vjedhur) si Ilir Rexhep Meta,kur ti ligjërisht me nofuskë si i thonë je Ilir Rexhep Metaj. Me këtë duhet të merret drejtësia tani e jo me ****spiunësh si puna jote.

    Përgjigju
  • Liku: 01/09/2022 17:55

    Ik o mete se te gjitha te zezat i ke bere nga vjedhja dhe spiunlliku

    Përgjigju
  • Bes.nik Gazi Gogol Çafaj: 01/09/2022 16:45

    O Ilir Meta spiun i sigurimit mos u përdridh si ***** po bëhu gati për në reç o iliri përç.

    Përgjigju
  • Kushte extreme: 01/09/2022 15:38

    Ore po pse ja shkruani akoma emrin e ndryshuar Meta kur ai e ka Metaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?