Ilir Meta

Kronikë

Ilir Meta kërkon të dalë nga qelia, avokati bën kërkesë për lehtësimin e masës së sigurisë: Nuk ekziston rreziku për prishjen e provave

6 Gusht, 12:45| Përditesimi: 6 Gusht, 13:10

  • Share

Avokati i ish-Presidentit Ilir Meta ka kërkuar lehtësim të masës së sigurisë dhe heqjen e “arrestit në burg”.

Report Tv ka mësuar se kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë për Ilir Metën është dorëzuar ditën e sotme nga avokati i ish-Presidentit.

Sipas mbrojtjes, tashmë nuk ekziston më mundësia që Ilir Meta mund të prishë provat, për shkak se hetimi është mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim. Po kështu, në kërkesën e tij për lehtësim të masës së Metës, avokati propozoi që ish-Presidentit t’i bllokohet pasaporta në mënyrë që të mos ketë mundësi të dalë nga Shqipëria.

Kujtojmë se dy ditë më parë, SPAK i komunikoi zyrtarisht Ilir Metës mbylljen e hetimeve dhe kalimin e dosjes në gjykatë.

Ilir Meta akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.

Ish-Presidenti u arrestua më 21 Tetor 2024 dhe që prej atij momenti qëndron në paraburgim me masë “arresti në burg”.

V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • George: 06/08/2025 13:50

    Avokati ka te drejte, nuk ka me flori ne Kerrabe!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?