Ilir Meta

Ilir Meta kujton me fjalën e ish presidentit amerikan Regan domosdoshmërinë e luftës kundër krimit: Kemi nevojë ulëritëse

14 Tetor 2022, 13:22| Përditesimi: 14 Tetor 2022, 13:24

  • Share

Duke publikuar një video me pjesë nga një fjalim i para 40 viteve të ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Ronald Regan, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë thirrje sot se vendi ka nevojë ulëritëse sipas tij për të luftuar krimin, drogën dhe korrupsionin.

“Më 14 tetor 1982, pikërisht 40 vjet më parë, Presidenti i SHBA, Ronald Regan do të mbante një nga fjalimet e tij historike, duke shpallur luftë totale kundër drogës, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sot Shqipëria ka nevojë ulëritëse për një luftë frontale kundër drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit. Vetëm në këtë mënyrë mund të rikthejmë besimin tek sipërmarrja vendase dhe investitorët e huaj dhe shpresën tek të rinjtë shqiptarë që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. Kjo situatë e rëndë është edhe shqetësimi madhor në Progres-Raportin e fundit të Bashkimit Evropian”, shkruan Ilir Meta.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tutu: 14/10/2022 14:12

    Ti je vete kryekrimineli i ketij vendi…

    Përgjigju
  • Shigjetari: 14/10/2022 13:29

    Uleritese eshte se si nje hajdut si ti i kapur me video, te jete akoma i lire e te jape leskione se si luftohet korrupsioni!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?