Në orën 18:00 Gjyqtari Erjon Çela vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Ilir Metën dhe caktoi detyrim paraqitje 1 herë në muaj për Monika Kryemadhin nën akuzë nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje të pasurisë.
Ema Çoku u la në detyrim me paraqitje, ndërsa u ndryshua masa e sigurisë për Pirro Xhixhën. Babai I Erisa Xhixhos do të qëndrojë në ‘detyrim me paraqitje’ ndërsa më parë ishte dhënë masa ‘arrest shtëpie’
“ Pirro detyrim me paraqitje se është i sëmurë. E gjitha është të mos kandidojë Erisa, Monika, Meta. Nuk kishim asnjë pritshmëri, e vështirë është që të dalësh kundër prokurorisë, por të paktën nxorrëm ato që kishim për të thënë” tha Kryemadhi.
Pas vendimit të dhënë nga GJKKO, Monika Kryemadhi ka folur për mediat duke deklaruar se Ilir Meta nuk ka lidhje me akuzat dhe zbuti tonet me prokurorinë
“Unë kam qenë ndërmjetësuese që e kam prezantuar me filanin me filanin, nuk ka lidhje Ilir Meta. Megjithatë, se ndoshta në drekë ishim të revoltuar, kjo çështje duhej të ishte ndarë. Prokuroria ishte shumë provokative, të më pozicionosh në një sallë kur jemi në një konflikt të hapur, është absolutisht për të na provokuar dhe për bërë shoë”, tha Kryemadhi.
Lajmi kryesor:
Ilir Meta në burg, në qelitë e 313! 5 orë seancë në GJKKO! Ish-presidenti kërcënon Dumanin: Qen, mbaje mend çfarë kam për të të bërë! Kryemadhi: Duhej të isha unë në burg, jo ai (VIDEO)
S.G/ReportTv.al