Presidenti Ilir Meta

Politikë

Ilir Meta 'ndërron menu', pas 'peshkut' dekoron me titullin 'Mjeshtër i Madh' edhe një restorant me mish gici

15 Prill 2021, 19:01| Përditesimi: 15 Prill 2021, 19:15

  • Share

Presidenti Ilir Meta si duket ka "ndryshuar menu" pasi pas restorantit të peshkut në Tiranë, i ka dhënë dekoratën "Mjeshtër i Madh" një tjetër restoranti me mish gici në Shkodër.

Bëhet fjalë për restorant "Tradita Geg e Toskë". Faksimile e pasqyruar më poshtë është vendimi i presidentit Meta.

"Restorant "Tradita Geg' e Toskë" në Shkodër me titullin "Mjeshtër i Madh" për arritjet e suksesshme në fushën e kulinarisë, turizmit etnokulutor dhe agroturizmit në trevën e Shkodrës", kështu shkruhet ndër të tjera në dekoratën e dhënë nga Meta.

 Në 7 prill 2021, Meta ka nderuar me dekoratën ‘Mjeshtër i Madh’, edhe restorant ‘Freskun’ në Tiranë, për mjeshtëri të lartë në gatime.

Komento

Komente

  • Iris: 16/04/2021 03:21

    Jam kurioze,mos valle keta te restorantit e kane lene Meten te haje falas,cfare i ka dashur qejfi dhe ky u shprehu mirenjohjen me nje fletelavderimi,apo eshte ceshtje votash,apo te dyja bashke?!

    Përgjigju
  • Faiku: 16/04/2021 00:58

    Fake news. Kjo eshte gallate se ska mundesi.

    Përgjigju
  • Dekorata: 15/04/2021 22:27

    Po burgu i Recit i ka plotesuar kushtet per dekorate?

    Përgjigju
  • fred: 15/04/2021 19:55

    haha kush e vuri president kyt rrote k

    Përgjigju
  • BuRRe shqiptar: 15/04/2021 19:32

    Plerre paska qene ky dhe te gjith ata qe e mbeshtesin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?