Ilir Meta, Kastriot Ismailaj dhe Sali Berisha

Ilir Meta në kulmin e përmbytjes së vitit 2010, kur Shkodra u kthye në 'Venecia', ishte në Pragë duke negociuar aferën miliona euroshe të DIA-CEZ

11 Janar 2021, 10:00| Përditesimi: 11 Janar 2021, 10:04

  • Share

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, gjatë një takimi me banorët e Saukut në njësinë nr. 2 në Tiranë, ka ngatërruar presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.

Teksa po akuzonte qeverinë për situatën e përmbytjeve, Kryemadhi në vend që të thoshte se ka parë Ramën duke bërë xhiro me maskë, tha presidenti.

Por pikërisht këtu ka një koncidencë të rastit ndoshta, dhe Kryemadhi padashje ka thënë një të vërtetë të hidhur.

Pasi në kulmin e përmbytjeve të vitit 2010, kur Shkodra ngjante me Venecian dhe uji kishte mbërritur te “Piaca” në qendër të kryeqendrës së Veriut, Ilir Meta si zv.kryteministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme realizoi një vizitë tre ditore në Çeki.

Nuk kishte shkuar për të thithur fonde për Shqipërinë por për të lobuar në favor në firmës së Kastriot Ismailajt DIA, e themeluar në këto kohë pikërisht për të mbledhur borxhet e këqia të CEZ.

Pra kur u permbyt Shkodra në fund të vitit 2010, presidenti aktual që po përgjërohet për fatkeqësinë e përmbytjes nga shirat e shumta të këtyre ditëve, ishte për pazare në Pragë sëbashku me Kastriot Ismailajn, ku ata kopsiten aferen korruptive DIA-CEZ.

Adreja e akomodimit të tij në Pragë është publike. Qendrimi ka qënë te Hotel “Mandarin”, në rrugën: Nebovidská 459/1, 118 00 Malá Strana, Czechia.

Faturat e hotelit i janë bërë të ditur për publikun që në atë kohë përmes mediave.

Në funksion të garancive për Ismailajn, Ilir Meta shkon së bashku me Ismailajn në Pragë në fund të nëntorit 2010, ku në një takim me drejtuesit më të lartë të CEZ-it, Martin Roman dhe Tomas Pleskash deklaron se Ismailaj është sivëllai i tij.

Vete Ismailaj ka deklaruar më shume se njëherë se ish ambasadori i ndjerë tashmë Qazim Tepshi u aksidentua qëllimisht me makinë, për të mos marrë pjesë në këtë takim.

Pak përpara kësaj vizite të Metës me Ismailajn në Prage, DIA ishte paguar me urgjencë nga CEZ për punë të pakryera në shumën prej 1.5 mln euro.

Pak pas realizimit të takimit të Prages si dhe kësaj pagese, më 7 dhjetor 2010, ERE nxori vendimin nr. 97 me anë të të cilit e uli çmimin e blerjes së energjisë nga CEZ-i prej KESH-it, nga 2.03 leke/këh ne 1.48 leke/këh duke i shkaktuar Shtetit Shqiptar një dem prej 30 mln euro në vit.

Kemi dhe një prononcim të gruas së Ismailajt, e cila e rendon pozitën e Metës kur thotë se ky vendim i ERE ka dalë si pasojë e ndërhyrjes direkte të Metës dhe për këtë arsye Meta i kërkonte Ismailajt që palës çeke t’i bëhej presion që të paguante këtë nder të Metës.

Pra Ilir Meta kërkesën ndaj qeverisë aktuale, e cila ka qënë në terren tërë këto ditë dhe falë investimeve më të hershme përmbytja është minizuar, e ka një hipokrizi të vërtetë.(TemA)

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?