Politikë

Ilir Meta 'provokon' Berishën nga Tropoja, pas humbjes së rëndë në Himarë

6 Gusht 2024, 10:40| Përditesimi: 6 Gusht 2024, 11:01

  • Share

Humbja e thellë e Himarës ka tronditur Partinë Demokratike dhe Sali Berishën. Partia e Edi Ramës të dielën mori 1201 vota më shumë se sa mori në majin e 2023, ndërsa Berisha 295 vota më pak, parathënia e qartë e asaj që po projektohet në zgjedhjet politike të 2025-s. 

Nga dritarja e apartamentit ku ndodhet i burgosur flet për grabitje të zgjedhjeve. 

Por ndërkohë Ilir Meta duket se ka tjetër axhendë nga ajo e Sali Berishës. Në ditën e humbjes së thellë në Himarë, për të cilën Sali Berisha dhe njerëzit e tij janë tërbuar, ai ishte në Tropojë.

Aty ku Sali Berisha nuk shkel dot. Jo se ndodhet në arrest shtëpie, por për krimet që ka bërë në qytetin e vet të lindjes.

“Në këtë buzëmbrëmje të veçantë pranë bacë Bajram Currit, për 5 prioritetet tona bashkë me djemtë dhe burrat patriotë të Tropojës për t'i thënë ndal shpopullimit dhe pozhvillimit dhe mirëqenies të banorëve të kësaj treve patriotike dhe të mrekullueshme.

Krenar për Tropojën fisnike, për traditat, zakonet, besën dhe bjeshkët e tyre të jashtëzakonshme”, shkruan Meta, ndërsa ka postuar edhe një video.

Kësaj i thonë në shtëpinë e Berishës ka vaki, Ilir Meta nga ana tjetër ha dhe pi. 

S.G/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bobobo: 06/08/2024 13:38

    HAHAHAHA shi si e nxjerr koken ted malukati

    Përgjigju
  • Po mër po: 06/08/2024 11:35

    Shpopullimi!!! Ik bëj kimioterapinë Like se po të shpopullohet qimet e kokës. Se Saliu është me prostatë e nuk del dot në miting.

    Përgjigju
    • Xhuri furi: 06/08/2024 19:41

      Ja ndolle te mjerit or ti

  • Guzi: 06/08/2024 11:34

    Mullah metaj, ça ke me pjeshkët e tropojes mor mut?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?