Ilir Meta rendit dështimet e Ramës: Kemi pagën më të ulët në rajon, mbajmë kampion për azilantë

25 Korrik 2022, 20:15| Përditesimi: 25 Korrik 2022, 20:58

  • Share

 

Ilir Meta ka renditur dështimet e qeverisë së Edi Ramës. Në Konventën Kombëtare të LSI përmendi se Shqipëria ka pagën më të ulët në rajon por mban kampion për kërkim azili.

“Shqipëria ka nivelin më të ulët të shpenzimeve publike në rajon të prodhimeve të brendshme bruto. Shqipëria ka barrën më të lartë të biznesit në rajon.  Jemi vendi me ekonominë më pak prodhuese. Kemi pagën më të ulët në të gjithë rajonin. Shqipëria me nivelin më të lartë të çmimeve sipas Eurostat.

Rritje shpenzimesh të investimeve publike në mënyrë marramendëse. Janë rreth 64 mijë familje në 2021 në ndihmë ekonomike me një varfëri ekstreme, me ndihmë mesatare mujore 9200 lekë. Është rritur tej çdo fantazie kosto e jetesës prej rritjes galopante të çmimeve dhe mos rritjes së pagave, përveç rastit të arsimtarëve dhe mjekëve. Për azilant jemi kampion. Sipas të dhënave, për periudhën janar 2019-gusht 2021, në raport me popullsinë nga Shqipëria kërkojnë 10 herë më shumë azil se nga Bosnja, 4 herë më shumë se nga Kosova, 12 herë më shumë se nga Mali i Zi dhe 9 herë më shumë krahasuar me Serbinë”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

LSI bëhet 'Partia e Lirisë'! Meta në krye si nacionalist: Ia vlen të vdesësh për Shqipërinë, na rrezikohet sovraniteti dhe Kosova, do përballemi me tradhtarët


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?