Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Ilir Meta: Rreth 80% e popullsisë jeton në kushtet e varfërisë ekstreme

20 Tetor, 11:15| Përditesimi: 20 Tetor, 11:53

  • Share

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se rreth 80 për qind e popullsisë në vendin tonë jeton në kushtet e varfërisë ekstreme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ditën e sotme duke iu referuar shifrave të personave me ndihmë ekonomike, pensionistë apo invalidë dhe të papunë, Meta shkruan se përjashtimi social dhe intimidimi në shkallë të gjerë janë rrugët që “Rilindja” ka zgjedhur për të sunduar.

“Rreth 80 për qind e popullsisë në vendin tonë jeton në kushtet e varfërisë ekstreme deri në kufirin e varfërisë. Kjo është “fytyra” sociale e “Rilindjes” dhe kupolës së saj të papërgjegjshme. Përjashtimi social dhe intimidimi në shkallë të gjerë janë rrugët që “Rilindja” ka zgjedhur për të sunduar në mënyrë antidemokratike dhe çnjerëzore. E gjithë rritja ekonomike e vendit përfitohet nga një pakicë e lidhur me Qeverinë dhe nga vetë ajo”, shkruan Meta.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/10/2024 01:33

    I bie qe Likja & Co.te bejne pjese tek 20 %.Dhe sa nga keta 80 % /ekstremisht te varfer/zgjedhin t'i bejne pushimet jashte o Like?

    Përgjigju
  • Linda: 20/10/2024 15:33

    Ektremitetin ne varferi e ke kapur ti o kok trash i Skraparit qe ske lene gje pavjedhur dhe grabitur dhe ndihesh i pa ngopur perpiqesh akoma te vjedhesh sa me shume qe mos u ngopsh kurre o funderin! Populli shqiptar pasuri nuk ka po muajin di ta kaloj me kursime dhe dinjitet e me duart e njoma qe ka per pune sfidon cdo cinizem te politikaneve hajdut si ty!!

    Përgjigju
  • Miti: 20/10/2024 13:32

    O letyre populli fukara ka qene gjithmone se hajdutet si familja jote e ka grabitur...

    Përgjigju
  • Jari N: 20/10/2024 12:01

    O Like Spiuni, që jemi të varfër e di gjithë bota, po ty Zotrote shiti ato Vilat që ke ndërtuar me lekët e vjedhura dhe ndajua lekët popullit o Fukarai Like.

    Përgjigju
    • Deni: 20/10/2024 12:40

      Parjeter qe jetojne ne varferi eksteemw se ju i moret te gjitha!nuk late gje per as per te vdekurit e jo me per te gjallet… Do i madhi Zot ju prek aty ku je dhemb me shume…megjithese u bene vite qe nuk ndjeni dhimje ju por te pakte t‘ua beje ilave te forta qe mos keni takat me u ngrit nga krevati…doniahte spektakel qe gjithe populli te shikonte dhe shikonte vuajtje tuaja,sic keni bere ju deri me sot me ne.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?